Ismail Kadare nderohet me titullin Honoris Causa
Është nderuar me titullin Honoris Causa në shkencat e komunikimit social e institucional shkrimtari i madh, Ismail Kadare. Këtë titull ai e ka marrë nga rektori i Universitetit të Palermos, Roberto Lagala.
Ashtu siç edhe e përshkruajnë mediat italiane, Ismail Kadare është zëri më i madh në letërsinë bashkëkohore shqiptare, shumë herë kandidat për çmimin Nobel, fitues i çmimit "International Booker Prize", si dhe anëtar nderi i Akademisë Franceze. Në programin e ceremonisë që u zhvillua dje për nder të shkrimtarit u mbajtën fjalime nga figura të rëndësishme të këtij universiteti si Mikele Kometa, profesorët Patrizia Lendinara dhe Matteo Mandala. Në fund të këtij aktiviteti shkrimtari mbajti një leksion i titulluar: "Letërsia e një gjuhe të ndaluar". Ismail Kadare, shkrimtari ynë i madh ka lindur në Gjirokastër, në vitin 1936, dhe është diplomuar për Letërsi në Universitetin e Tiranës. Studimet e tij i ka perfeksionuar në Universitetin "Gorkij" të Moskës".