Shqipëria në NATO, Engel: Hap përpara për sigurinë e Europës

Senatori amarikan dhe njëkohësisht edhe kryetar i Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres Elliot Engel ka përshëndetur Shqipërinë nër anëtarësimin në NATO. Një një deklaratë senatori Engel shprehet se anëtarësimi në NATO është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë. "Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, dikur një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej një ditë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior - thuhet në deklaratën e zotit Engel. Gjithashtu Engel shprehet se Shqipëria ka dërguar trpa në Irak, Afganistan dhe Bosnjë dhe tashmë ka marrë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO-s dhe një partner europian tek i cili mund të mbështetesh por anëtarësimi i saj në NATO është një tjetër fakt që tregon për kontributin e saj pozitiv ndaj sigurisë. Senatori Engel ka qenë autori i rezolutës që miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në nëntor të vitit 2003, ku kërkohej anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut, si Shqipëria dhe Kroacia.