E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, në vend të 68-të nga 174 shtete

• Shqipëria për herë të parë radhitet në grupin e vendeve që kanë zhvillime të mëdha sociale.Aristir LumeziRaporti Global i Zhvillimit Njerëzor, që publikohet nga UNDP e ka kaluar këtë vit Shqipërinë në bllokun e vendeve të zhvilluara për standardet që kanë të bëjnë jetëgjatësinë e popullsisë, arsimimin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Nga 174 shtete të marra në analizë, Shqipëria ka lënë pas fqinjin e saj, Maqedoninë, Brazilin por dhe shumë shtete balltike, ish-republikat sovjetike. Çdo vit, agjencitë e OKB-së  publikojnë me anë të këtij raporti indeksin e zhvillimit njerëzor. Ai bazohet në matjen e tre parametrave që janë përkatësisht, jetëgjatësia e popullsisë sipas gjinive, arsimimi dhe standardi i jetesës që rrjedh nga proporcioni i çdo qytetari nga PBB. Por duhet thënë se ky indeks nuk përfshin indikatorë të rëndësishëm krahasues si të drejtat e njeriut apo liria politike, por ajo që ai përmban është të parit në një prizëm tjetër të progresit njerëzor sipas marrëdhënieve që krijohen apo edhe mënyrës së të jetuarit. Në këtë raport Shqipëria vlerësohet me një rritje të jetës mesatare të popullsisë, e cila arrin në 76.2 vjeç, duke e radhitur vendin vetëm për këtë tregues në vendin e 38-të nga 174 shtete. Ndërsa një tregues mjaft të lartë raporti jep për shkallën e njohurive bazë arsimore. Shkrim-këndim-njësim, njohin rreth 97.7 % e shqiptarëve mbi 15 vjeç, duke u radhitur në vendin e 17 të kësaj liste. Raporti Global i Zhvillimit Njerëzor paraqet 68.6% të shqiptarëve të regjistruar në të tre nivelet e arsimit në Shqipëri, nivelit elementar, të mesëm dhe atë të lartë, duke e vendosur vendin për këtë pikë të ballafaqimit në vendin e 109. Por me një mesatare prej 5.3 dollarë për frymë të prodhimit të brendshëm bruto, Shqipëria radhitet në vendin e 98-të të listës së shteteve të analizuara. Por parametrat e këtij raporti japin vlerësim pozitiv dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të drejta gjinore në vend.    RenditjaIslanda, Norvegjia, Australia, Kanadaja dhe Irlanda janë pesë vendet e para të listës së gjatë të 174 shteteve, që kanë nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor. Por në këtë raport, Shqipëria ka lënë pas fqinjin e saj, Maqedoninë, por dhe vende të tilla të fuqishme ekonomikisht si Kina, Afrika e Jugut apo Brazili, dhe disa nga ish-republikat sovjetike si Kazakistani, Ukraina, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Uzbekistan, etj.  Topalli, vizitë në MaqedoniKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar dje një vizitë në Maqedoni, ku në qendër të të gjitha takimeve ka qenë integrimi në NATO dhe statusi i Kosovës. Në takimin me presidentin, Branko Cërvenkovski, u nënvizua domosdoshmëria e rritjes dhe forcimit të marrëdhënieve të gjithanshme të bashkëpunimit me Maqedoninë, duke thelluar nivelin e arritur të bashkëpunimit politik dhe duke vazhduar praktikën e takimeve dhe vizitave të niveleve të larta politike. Gjithashtu Topalli zhvilloi një takim edhe me homologun e saj Lubisha Georgievski,  në të cilin theksoi se Shqipëria ka përkrahur dhe përkrah hapat e ndërmarra për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe kompletimin e kuadrit ligjor që garanton realizimin e të drejtave të bashkësive në Maqedoni, ku përfshihen edhe përdorimi i simboleve kombëtare, gjuhës, etj.Mishto, sekretar i parë në SHBAIsh-zëdhënësi i kryeministrit Berisha, Dritan Mishto, është emëruar prej pak kohës sekretar i parë i ambasadës sonë në SHBA. Një javë më parë Mishto është takuar, gjatë një darke zyrtare në Nju Jork, me kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike më 3 korrik, Dritan Mishto, me profesion jurist u emërua në postin e zëdhënësit të kryeministrit. Ai është një nga hartuesit e kapitullit “Reforma në Gjyqësor” në platformën politike të KOP-it për zgjedhjet 2005. Mishto është një nga figurat rinore të PD-së dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ka hartuar platformën elektorale rinore “Me të rinjtë për një fillim të ri”. Ndërkohë në procesin zgjedhor të vitit 2005 ai ka qenë avokat i kandidatëve të PD-së në KQZ, si dhe anëtar i grupit të punës për PD-në në zgjedhjet lokale për Elbasanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›