“Shqipëria po ndryshon”, Berisha fton të majtët: Bashkohuni me ne
Berisha: Brenda mandatit të dytë, Shqipëria në BE
Kryeministri, mitingje në Kuçovë, Rrogozhinë dhe Patos
* * * *
Lideri i PD-së, Sali Berisha, fton elektoratin e majtë që, pavarësisht bindjeve politike, t’i bashkohen Shqipërisë që po ndryshon. Me premtimin se mandati i dytë qeverisës është vendimtar për projektin e shekullit, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Berisha u bëri thirrje dje të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, që të votojnë PD-së për vijimësinë e reformave, të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë në mbarë botën. Për këtë arsye, lideri i PD-së, Sali Berisha, kërkoi votat e shqiptarëve gjatë tri takimeve të rëndësishme elektorale të zhvilluara në qytetet e Kuçovës, Rrogozhinës dhe Patosit. Sipas tij, 4 vitet që vijnë, janë vendimtare për integrimin e shqiptarëve në familjen evropiane. Kryeministri Berisha ftoi shqiptarët për të vazhduar ndryshimin përmes votëbesimit të PD-së dhe qeverisë së saj, pasi vetëm në këtë mënyrë, ata do të kenë të ardhmen evropiane. "Katër vitet që vijnë, janë vite vendimtare për projektin tonë të dytë madhor të shekullit të 21-të, Shqipëria në Evropë. Le të vazhdojmë së bashku rrugën. Unë ju bëj thirrje të bashkohemi, pavarësisht nga bindjet, për të vazhduar ndryshimin, për të vazhduar turravrapin tonë drejt horizontit të ri, Shqipërisë evropiane. Në këtë rrugë, në këtë përpjekje, në këtë turravrap, për ne nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë të përjashtuar. Përkundrazi, ftesa jonë është të vazhdojmë së bashku, sepse të gjithë ne meritojmë Shqipërinë evropiane", - tha Kryeministri Berisha.
Ai solli në vëmendjen e tyre: “Ne ia dolëm që Shqipërisë t’i kthejmë emrin e mirë që meriton, ta bëjmë atë të përfillur nga mbarë bota. Ne ia dolëm që në Shqipëri të vijë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ia dolëm që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, të aplikojë si vend anëtar në Bashkimin Evropian dhe të jetë e gatshme që, brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë, qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në mbarë Evropën”. Kryetari i PD-së vuri në dukje se Kuçova evropiane, Rrogozhina dhe Patosi evropian do të thotë para së gjithash, infrastrukturë moderne evropiane në mbarë Shqipërinë. Ai përmendi në mitingun e Kuçovës: "Këtu, ka nisur me shpejtësi rruga Kuçovë-Belsh-Cërrik, segment i rëndësishëm i Boshtit të Jugut, bosht që e shndërron Beratin dhe Kuçovën në një nyje jashtëzakonisht të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit në vend". Me premtimin se në katër vitet e ardhshme qeveria do të asfaltojë çdo rrugë e rrugicë të këtij qyteti, komunave dhe rrethit të tyre, do të garantojë ujin 24 orë në Kuçovë, ai vuri theksin tek vitet e punësimit masiv të shqiptarëve. Edhe gjatë mitingjeve të djeshme, ku u mblodhën mijëra mbështetës të PD-së në sheshet e tri qyteteve, Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të merrnin kartat e identitetit për të votuar me identitet ditën e zgjedhjeve. Berisha u kujtoi se zgjedhjet po afrojnë dhe se javët e mbetura duhet të tregojnë përgjegjësinë më maksimale për të votuar si qytetarë evropianë. “Thirrja ime vëllazërorë, - tha Kryeministri, - për ju dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, është që ta shndërroni këtë javë të fundit në javën e përgjegjësisë suaj maksimale qytetare, të merrni letërnjoftimet e reja”. Berisha iu drejtua të pranishmëve të shumtë në sheshe: “Merrni letërnjoftimet e reja, t’i merrni ato si dëshmi e identitetit, të njëjta me të gjitha vendet e zhvilluara në botë. Me letërnjoftimin e ri, qytetarët e Kuçovës dhe të mbarë Shqipërisë kanë me vete dokumentin më modern të identitetit në Evropë. Merrni letërnjoftimet që të votojmë të gjithë dhe t’i shndërrojmë këto zgjedhje në festën e madhe të besimit tonë tek vetja, tek njeri-tjetri, tek e ardhmja, tek Evropa". Kreu i PD-së përsëriti në këtë takim thirrjen për kreun e PS-së, Edi Rama: "Çlirohu nga kompleksi i humbjes, sepse edhe humbja, edhe fitorja për burrat janë. Eja dhe regjistrohu në listë, në përputhje me parimin më themelor të pluralizmit. Unë jam gati të mbledh Parlamentin, të ndryshoj ligjin, të krijoj të gjitha kushtet, ashtu si t’i duash, mjafton që ti të vendosesh në krye të listës së socialistëve".