E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria, rol të rëndësishëm për ‘Një OKB’”

28-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, konferencë për shtyp

Pas konferencës kryeministri Berisha dhe ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së dhanë një konferencë për shtyp ku Clark deklaroi se kjo ka të bëjë përmirësimin dhe efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipëria ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në këtë kuadër.
Kryetarja e grupit të zhvillimit të OKB-së, Helen Clark, duke e vlerësuar konferencën shumë të rëndësishme për impaktin që do të ketë dhe për të ardhmen, theksoi se Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme për këtë nismë. Ajo falënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen e ngrohtë të të gjithë pjesëmarrësve dhe vlerësoi të gjitha vendet pilote që kanë marrë pjesë në këtë nismë. “Kjo axhendë ka si objektiv që OKB-ja të punojë më mirë në mënyrë që edhe zhvillimi të ndihmohet më shumë”, theksoi Clark, e cila shtoi se qasja “Një OKB” ka përforcuar rolin e saj dhe ka treguar se i përgjigjet axhendave të ndryshme të vendeve në zhvillim.
Nga kjo Konferencë tre ditore do të dalin dy dokumente kryesore të cilat do të japin rekomandime mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›