E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria rrëmben dy medalje bronzi

 

Kolegji turk “Turgut Ozal” përfaqësohet për herë të dytë në konkurse shkencore dhe rrëmben medaljen e bronztë në SHBA dhe Azerbajxhan, i përfaqësuar me Mario Pojani, Ergent Birbo dhe Enxhi Vrapi e Ivi Hysenaj (nxënësit e vitit të dytë), përkatësisht në konkursin e inxhinierisë, energjisë dhe mjedisit dhe në ISËEEEP (International Sustainable Ëorld, energy, engineering, environment) 2009 dhe INEPO EUROASIA përkatësisht në SHBA(Huston) dhe Azerbajxhan(Baku) në datat 15-20 maj Shqipëria është vlerësuar maksimalisht. Projekti i prezantuar në SHBA nga Mario Pojani dhe Ergent Birbo konsistonte në gjetjen e një shtuesi alternativ në ndërtimin e ndërtesave. Ky shtuesi është pluhuri i guackës. Duke shtuar një sasi të caktuar pluhuri guacke dhe duke hequr po të njëjtën sasi çimentoje ndërtimi bëhet më i fortë dhe gjithashtu mbron natyrën duke ulur dhe koston. Projekti i prezantuar në Azerbajxhan nga Enxhi Vrapi dhe Ivi Hysenaj konsiston në vërtetimin se ndotja e ajrit është më e lartë pranë nivelit të tokës dhe arrin në përfundimin se fëmijët janë grupmosha më e prekur. Nga 600 projekte të prezantuara, nxënësit shqiptarë arritën të triumfojnë, duke marrë medaljen. Analiza dhe realizimi i këtyre projekteve u bë nga Instituti i Shkencave Natyrore dhe Universiteti Epoka. Projektet pjesëmarrëse u gjykuan nga 4 juri, që dhanë vendimin përfundimtar dhe nga disa juri speciale për çmime plotësuese. Qëllimi i konkursit të zhvilluar në SHBA ishte: Arritja e një të ardhmeje të sigurt e më të mirë për brezat e ardhshëm. Ndërsa konkursi në Azerbaxhan konsistonte në problemin e ndotjes së mjedisit dhe përfshirjen e brezit të ri në këtë punë. Pjesëmarrja në të tilla konkurse prestigjioze, është një arritje e rëndësishme për formimin e nxënësve. Eshtë një mënyrë shumë e mirë që ata të mund të marrin një formim të plotë në fushën e shkencës, të përgatiten për projektet që mund t’iu paraqiten në të ardhmen, por edhe për t’u njohur me kultura e vende të reja dhe provuar një eksperiencë të pakrahasueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›