E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, rritje ekonomike 3 % - tellallët e Edvinit s’njohin peshën e statistikave”

Situata ekonomike, Ministria e Financave përgënjeshtron PS-në

Gjendja ekonomike në vend është kthyer në arenën kryesore të sherrit të socialistëve, teksa ditë pas dite përcillen lajme të zeza nga selia ylberiste.
çështja konkrete lidhet me shkurtimet në buxhetin e shtetit, të cilat opozita herë i cilëson si jo të mjaftueshme dhe herë si të tepruara, ndërsa reagimi zyrtar i financave, është se vendimi i fundit, është një kontribut i rëndësishëm për t’i rezistuar presioneve të krizës globale. Përmes zëdhënëses Anisa Serbo, Ministria e Financave garanton opinionin publik se monologët makbethianë të opozitës shqiptare nuk kanë të bëjnë aspak me të vërtetat e ekonomisë shqiptare, pasi ajo u vlerësua edhe nga FMN si ekonomi në rritje dhe e pastër ndaj efekteve të krizës botërore.
“Buxheti i rishikuar përbën një kontribut tjetër të qeverisë shqiptare për t’i dhënë përgjigjen e duhur presioneve të krizës globale mbi ekonominë e vendit tone dhe për të krijuar më shumë mundësi për bizneset private në rritjen e aktivitetit të tyre.
Kjo masë e qeverise u përshëndet menjëherë nga Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell. Por, duke iu kundërvënë edhe këtij qëndrimi të partnerëve ndërkombëtare, Ilir Hamit Beqja, tellalli i kryetarit të bashkisë së Tiranës, e konsideroi këtë nismë të qeverisë, si shenjë të krizës së ekonomisë së vendit.
Ky monolog makbethian i opozitës shqiptare nuk ka të bëjë aspak me të vërtetat e ekonomisë Shqiptare”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Financave.
Për dy ditë rresht, në mënyrë publike nga Misioni i FMN-së është deklaruar se ekonomia shqiptare vijon të performojë me pozitivisht në rajon dhe se nuk është në krizë, sepse masat e propozuara nga qeveria do të ndihmojnë ekonominë e vendit për t’ju kthyer ritmeve normale të rritjes.
“Pavarësisht këtyre vlerësimeve nga institucionet më të besueshme ndërkombëtare, opozita e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, thotë të kundërtën. Kësaj i thonë i zoti e shet, tellalli nuk e jep! Gjithçka tha sot tellalli i Edvin Ramës është një gënjeshtër e madhe, sepse një ekonomi që rrit eksportet me mbi 1.7 herë krahasuar me një vit më parë, vetëm për tellallët e Edvin Ramës mund të jetë në krizë. Një ekonomi ku investimet e huaja direkte rriten me 29 për qind në krahasim me një vit më parë, nuk mund të jetë në rënie. Një ekonomi, ku si 5 mujor, numri i të punësuarve të regjistruar për pagimin e sigurimeve shoqërore është 17 mijë të punësuar më shumë, nuk është në krizë. Të kundërtën mund ta deklarojnë vetëm tellallët e Edvin Ramës, që nuk e njohin peshën e statistikave”, deklaroi më tej zëdhënësja e Ministrisë së Financave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›