E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, skandal armësh dhe një kufomë e përgjakur



Harry de Quetteville

BERLIN - Mirëmëngjes. Këtu vijnë lajme nga Shqipëria. I pari: Të hënën, Komisioni Europian lavdëroi reformat juridike të vendit. I dyti, të premten e kaluar kufoma e përgjakur e Kosta Trebickës është gjetur në një zonë të thellë të vendit. Kush ishte ai? Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç në qendër të skandalit më të madh qeveritar të Shqipërisë, që i ka mbetur në derë kryeministrit Sali Berisha
Vdekja e Trebickës nuk është raportuar gjerësisht, pasi edhe “The New York Times” e kaloi me një informacion të shkurtër. Kjo, sepse Kosta Trebicka ishte karremi i “The New York Times” në qendër të rastit ekstremit të ndërlikuar për marrëveshjen e armëve, me të cilën Shtetet e Bashkuara e përdornin për të furnizuar ushtrinë afgane me municion që merren nëpër vendet e Europës Lindore ushtarët e varfër në Kabul, duke marrë mbetjet e fundit të prodhuara disa dhjetëvjeçarë më parë.
Ishte pohuar se zyrtarët Shqiptarë shisnin fishekë të vjetër të prodhimit kinez të viteve 60 tek një kompani e quajtur Evdin në Qipro, të cilat më pas ia ngarkonin dhe i transportonin tek një kompani amerikane e quajtur AEY, e kontraktuar nga qeveria amerikane për të furnizuar afganët.
Fitimi nga xhiroja e qarkullimit qipriot shkonte aty ku dihej, ndonëse zyrtarët e qeverisë shqiptare janë dyshuar si të përfshirë në këtë skemë.
Siç raporton “The New York Times”: zoti Trebicka tha se shitje ishin një skemë kalkuluar: Shqipëria shiste municionin tek Evdin për 22 dollarë 1000 copë fishe, dhe Evdin i shiste ato tek AEY me një çmim më të lartë. Ai pohoi se diferenca siç dyshonte ai, ishte ndarë mes zyrtarëve shqiptarë”.
Rastësisht, investigimi ishte nisur pas shpërthimit të një depoje armatimesh shqiptare në zonën e Gërdecit në Mars të këtij viti, i cili la 26 të vdekur dhe 350 të plagosur. Shpërthimi ishte tregues dramatik për kushtet e mirëmbajtjes dhe cilësinë e municioneve shqiptare, - ndërkohë që NATO po i kërkon ushtrisë afgane që ato ti përdorë për të luftuar talebanët.
Pra, ne kishim një kallëzues të një rast të madh të korrupsionit qeveritar shqiptar, që i besoi “The New York Times” sepse ai ndihej i frikësuar për jetën e tij, dhe në fund, ai u gjet i përgjakur. Të jetë rastësi?
Opozita shqiptare nuk mendon kështu. “Zoti e pengoi që kjo të mos ishte një vrasje e paramenduar për ti mbyllur gojën dyshimtarit kyç dhe të kërcënojë ata që po investigojnë tragjedinë e Gërdecit që mund të kenë të njëjtin fat”, - thotë udhëheqësi socialist Edi Rama.
Ai (Trebicka) ishte denoncuesi i një afere kriminale”, - shtoi ai. Se di se kur do të dalë në dritë edhe emri juaj kryeministër.”

Shkrimi është publikuar dje në gazetën britanike “The Telegraph”
Autori i shkrimit është korrespondent në Gjermani
Përgatiti Albert Gjoka

18 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›