E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e “Fort Dix” shpallen fajtorë nga Gjykata Amerikane për Terrorizëm



Tre vëllezërit me origjinë shqiptare të akuzuar për komplot terrorist ndaj shtetit amerikan janë shpallur fajtorë nga gjykata amerikane. Së bashku me ta janë dënuar edhe dy shtetas të huaj arabë për sulmin në bazën ushtarake Fort Dix të Nju Xhersit.

Të akuzuarit janë Dritan Duka, 28 vjeç, Shain Duka, 26 vjeç, Elvir Duka, 23 vjeç, që të tre shqiptarë emigrantë nga Dibra e Madhe dhe i akuzuari me origjinë turke Serdar Tatar, 23 vjeç dhe një jordanez Mohamad Ibrahim Shneuer, 22 vjeç. Vendimi është dhënë nga juria gjyqësore e përbërë prej 11 gjykatësve. Gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli. Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Në rastin e të pandehurve për sulmin kundër Fort Dix, shpallja e tyre fajtorë mund edhe t'i çojë të akuzuarit deri në burgim të përjetshëm. Avokati i kësaj çështjeje e hedh përsëri poshtë akuzën, duke thënë se klientët tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare, i cili kërkohet nga drejtësia e vendit tonë për vrasje. Gjyqi ndaj tre të akuzuarve ka disa muaj që ka filluar, ndërkohë që ende nuk është dhënë dënimi për shqiptarët e akuzuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›