E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqiptarët në Greqi: Nuk duhet të na fusni të gjithëve në një thes

18/12/2004  Reagimet e shqiptarëve në Greqi

Robert Goro, botues i gazetës në gjuhën shqipe "Tribuna"

"Ajo që ndodhi, natyrisht, nuk është pozitive, sikundër nuk do të ishte diçka pozitive edhe po ta kishte bërë këtë akt një grek. Për 20 orë rresht, gjithë grekët, ashtu edhe gjithë shqiptarët, ndiqnin me ankth ngjarjen dhe me sinqeritet u them se të gjithë shqiptarët shprehnin mbështetjen e tre viktimave të rrëmbimit".

Lulëzim Moloholli, pronar i agjencisë turistike "Iliria"

"Para së gjithash jam njeri, nuk jam shqiptar. Po të kishte kryer ndonjë grek diçka të ngjashme do të pyesnit ndonjë patriotin e tij si ndihet? Duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet. Ky nuk ngjan me shqiptar. As grekët nuk duhet të turpërohen në rast se ndonjë grek tjetër kryen një krim, pasi nga do që të jetë një person, ai është kriminel dhe është drejtësia ajo që vepron. Nuk mund të përgjigjen shqiptarët për krimet e ndonjë shqiptari tjetër.

Rudi Mezini, kryetar i Federatës së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

Të gjithë emigrantët shqiptarë e ndoqën me shqetësim të madh ngjarjen dhe shprehën publikisht keqardhjen e tyre, duke e denoncuar po publikisht aktin e dy bashkëpatriotëve të tyre. Sjell si shembull këtu faktin që ambasadori shqiptar Bashkim Zeneli, qëndroi gjatë gjithë kohës në vendngjarje, duke ndihmuar në negociatat. Besojmë se kjo ngjarje nuk do të provokojë qëndrime raciste, kjo edhe për faktin se krimi nuk ka ideologji, fe apo atdhe. Grekët nuk kanë për ta na futur të gjithëve në të njëjtin thes me një grusht kriminelësh. Jeta vazhdon si edhe bashkëpunimi dhe bashkëjetesa jonë...".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›