E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari në gjyq: Gruan e vrara se isha xheloz

 ITALI - Nëna e re shqiptare, që mbeti e vdekur katër ditë më parë në Itali, u godit tri herë me thikë në fyt, pas një sherri për xhelozi, nga bashkëshorti 45-vjeçar. Këto janë të dhënat më të fundit të mediave italiane, të cilat i referohen raportit përfundimtar të mjekësisë ligjore, për shkaqet e vdekjes së 33-vjeçares, Rudina Koni. I dyshuari Shkëlqim Koni, bashkëshorti i viktimës, të cilin në zonën e Martinsicuros ku jetonte njihej me emrin Xhimi, ndodhet në burgun lokal, ndërsa dy djemtë e çiftit Koni, janë dërguar në një qendër sociale në Ascoli. Nga autopsia e kryer në spitalin shtetëror të Teramos, rezultoi se 33-vjeçarja Rudina Koni ishte qëlluar tri herë me thikë në fyt, duke marrë plagë vdekjeprurëse. Gjatë dëshmisë së tij, emigranti 45-vjeçar ka pranuar krimin, duke pohuar se, gjithçka e ka realizuar pas një sherri me një thikë kuzhine. Gjithashtu Koni ka pohuar se nuk e kishte planifikuar vrasjen, por e ka qëlluar me thikë në gjaknxehtësi e sipër, pa mundur të kontrollonte veprimet që po bënte. “Ndjehesha shumë xheloz ndaj time shoqeje dhe m’u errësuan sytë kur e godita me thikë”, ka deklaruar në dëshminë e tij Shkëlqim Koni. Por ai ka mohuar të ketë qenë në dijeni të planeve për divorc të gruas së tij, ashtu siç ka deklaruar një mikesha e Rudina Konit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›