Tre në pranga me 21 kg kanabis, dyshohet Italia
DURRES - Operacioni “Transportuesi” arreston në Durrës me 21 kilogram drogë, tre të rinj nga rrethe të ndryshme të vendit. Sipas policisë, në aksin Golem-Durrës u prangosën Briano Dosku, 20 vjeç nga Librazhdi, Maringlen Basha, 23 vjeç nga Lazarati dhe Rinor Hajdari, 24 vjeç nga Tropoja. Nisur edhe nga origjina e kanabisit, e cila mendohet të jetë nga Lazarati, dyshohet se korrierët po e dërgonin ngarkesën në drejtim të Durrësit, ku duket se një tjetër shtetas do ta çonte mallin në Itali. “Në bagazhin e autovetures tip Ford “Mondeo” me targë të huaj R 173 VTë të arrestuarit kishin fshehur drogën”, bëri të ditur policia. Pas peshimit elektronik, rezultoi se e gjithë ngarkesa përmbante 20 kg e 637 gram kanabis. Pas arrestimit, tre të rinjtë kanë pohuar se nuk kishin dijeni për sasinë e mallit të sekuestruar. o.u