Shtatë të vdekur në aksident
Një autoambulancë që kthehej nga Tirana u përplas me një veturë me të cilën udhëtonin pesë persona
Mjetet udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në aksin rrugor Fushë- Krujë- Laç, pranë fshatit Dërven
KRUJE- Shtatë persona të vdekur, është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Fushë- Krujë- Laç, pranë fshatit Dërven të Krujës, nga përplasja e një autoambulance me një autoveture e markës "Mercedez- Benz", që ecnin në drejtime të kundërta me njëra- tjetrën. Nga aksidenti ka mbetur i vdekur në vend shoferi i ambulancës me targa La 6904 A, që u përplas me mjetin e markës "Mercedes- Benz" ngjyre gri me targa Tr 15 79 A.
Aksidenti është shoqëruar me vdekjen tragjike te 6 personave që udhëtonin me dy mjetet. Të vdekurit janë Vlash Suti, shoferi i autoambulancës së Laçit, Indrit Kaçi 18 vjeç, Eri Murati 17 vjeç, Ili Murati 15 vjeç, Artan Alushi, 30 vjeç, Florian Muzhaqi, 26 vjeç. Sipas burimeve të policies, pesë të vdekur në aksident ishin nga fshati Bushnesh i Krujës
AKSIDENTI
Aksidenti i djeshëm me pasoja tragjike ndodhi rreth orës 20:20 të mbrëmjes. Autoambulanca me targa të Laçit që drejtohej nga Vlash Suti ka qenë duke ecur me shpejtesi tej normave te lejuara, sipas ekspertizës paraprake ne kahjen Tiranë- Laç, dhe kthehej nga kryeqyteti ku kishte dërguar një fëmijë në gjendje të rëndë në Spital. Mjeti ku udhëtonin 5 viktimat nga Bushneshi, udhëtonte ne kahje të kundërt, Laç- Tiranë.
Përplasja ka qënë e fortë dhe mjetet nga kjo goditje janë dëmtuar së tepërmi, duke iu shkaktuar menjëherë vdekjen pasagjerëve. Nga rruga ka dalë dhe ka përfunduar jashte saj ambulanca, ndersa mjeti tjetër me 5 viktimat e tjera ka mbetur në rruge.
Ata janë marrë me shpejtesi dhe janë derguar me urgjence ne spitalin ushtarak të Tiranës, plagët e marra nga goditjet e karambolit kanë rezultuar fatale për ta. Në vendngjarje ka shkuar menjehere policia e cila pasi ka bërë sigurimin e vendit te ngjarjes ka filluar edhe akt ekspertizën.
Sipas te dhenave paraprake te ekspertëve , mjeti ambulancë ka qënë duke ecur me shpejtësi, por edhe mjeti tjeter ka qënë duke ecur tej normave te lejuara. dhe si rezultat ka iniciuar aksidentin e rëndë.
Ende nuk dihet se kush ka qënë në drejtim te benxit, pasi nga shpejtesia personat që kanë shkuar për t'i ndihmuar viktimat nuk kanë arritur që të vënë re se kush qe ne timonin e makinës së shkatërruar nga përplasja.Aksidenti ka ndodhur në afërsi te një pike furnizimi karburantesh te alb petrolit në fshatin Derven.
Automjetet e përplasura
Ambulancë me targa La 6904 A, me drejtues Vlash Sutin
"Mercedes- Benz" targa Tr 15 79 A, nuk dihet kush ka qenë drejtuesi
Të vdekurit
Vlash Suti
Indrit Kaçi, 18 vjeç,
Eri Murati, 17 vjeç,
Ili Murati, 15 vjeç,
Artan Alushi, 30 vjeç,
Florian Muzhaqi, 26 vjeç