Shtatoret e diktatorit në piedestale dhe piedestalet e diktatorit, në ndërgjegjen shtatore të shoqërisë!!
Besi Bekteshi
Në fakt është çështje modelesh që një shoqëri ka si në të shkuarën dhe për më tepër në vizionin e të ardhmes së saj, dhe ndoshta faji është i individit, por gabimi tashmë është i të gjithë shoqërisë sonë. Po i afrohet gjysmës së kohës së mbretërimit të kultit diktatorial të Hoxhës dhe shoqëria, por edhe individët që e prijnë atë, nuk janë ulur nga piedestalet virtualë që pikërisht ai i vërteti i diktatorit, i ka bërë të jetojnë akoma në ndërgjegjen e tyre, por edhe të shoqërisë sërish të pa ndarë nga ky moment. Nuk ka zgjatur më shumë se pesë-gjashtë vite, kur turmat e rregullta të rreshtuara për të qarë diktatorin në 1985- sën e kanë rrëzuar shtatoren e tij me turmën e çrregullt, nga piedestali i ngritur në qendër të Tiranës. Natyrisht për këtë rrëzim ka edhe shifra. Nga disa të dhëna të viktimave të regjimit të Hoxhës dhe pasuesve të tij janë: Të pushkatuar 5548 dhe nga këto 91 gra. Të burgosur 14563 dhe nga këto 445 gra. Të vdekur në burg janë 987 dhe nga këto 7 gra. Nga 308 të futur në psikiatri janë 35 gra. Të internuar dhe dëbuar janë 21401 dhe nga këto 322 gra. Mirëpo gjithsej të pushkatuar dhe të vdekur në burgjet e komunizmit numërohen 6535 viktima e prej këtyre klerikë katolikë janë 120, kurse myslimanë 60, bektashinj 83 dhe ortodoksë 39. Pra 282 klerikë të vrarë nga komunizmi shqiptar.
Janë mbyllur dhe shkatërruar 2169 institucione fetare dhe prej të cilave 74 xhami, 608 kisha e manastire ortodokse, 157 kisha e manastire katolike, por edhe 530 teqe e tyrbe.
Nga e gjithë kjo prekje e madhe politike dhe shkatërrimi janë dëmtuar po politikisht dhe nxjerrë në një anë të shoqërisë 350 mijë persona. Por edhe në armatën prej 100 mijë komunistësh, janë dëmtuar politikisht mbi 15 mijë anëtarë dhe shifra e dëmit të madh njerëzor i kalon kështu gjysmë milioni banorë të Shqipërisë. Në fakt, pak kanë qenë ato që kanë tërhequr zvarrë shtatoren e Hoxhës. Por piedestali i tij dhe po ashtu shtatorja, është një model që ne si shoqëri në ndërgjegje, nuk e kemi zëvendësuar akoma.
Ky është edhe dëmi akoma më i madh që i është bërë shoqërisë tonë, akoma jo vetëm të paemancipuar dhe qytetëruar, por jashtë qendrës së demokracisë në veprime dhe sidomos në filozofinë që ajo ka. Në fakt piedestali është diçka që figurën që ka sipër do ta bëjë të gjallë në kohë, sepse nga vetë termi e mban në këmbë. Tani po vazhdojmë akoma në ndërgjegjen tonë shtatore, dhe akoma më keq, kemi si model piedestalin e diktatorit.
Nuk është vetëm faji i individit, për këtë gjë. Pra nuk është sot bie fjala, vetëm faji i Berishës që ka piedestal dhe shtatore në partinë e tij!! Por nuk është vetëm faji i Ramës që ka krijuar edhe ai piedestalin së bashku me shtatoren së gjalli në partinë dikur jo të tijën, por që sot e mësuar me shtatore, e ka ringritur liderin në piedestal. Kanë shtatore dhe pidestalë të vegjël abolutisht të gjithë krerët politikë të partive të sotme dhe kjo është se kanë vetëm një model. Modelin e Hoxhës në pamundësi të modelit të Zogut, i cili natyrisht zgjodhi rrugën më institucionale të mbretërimit e cila ishte më e ndershme se sa ajo e sundimit në saj të diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Duke mos pasur modele të zgjatura në kohë si bie fjala Qemali, Toptani, Noli, Frashëri, dhe duke parë se ndryshe nuk ka në këtë vënd, i vetmi model është piedestali dhe shtatorja e Enver Hoxhës dhe përshtatja e pikërisht kësaj teorie, me demokracinë. Kush i kundërshton liderët shtatore në partitë tyre? Askush!! Një provë e madhe e bërë nga Nano me PS-në, ka dështuar, sepse rikthimi i kësaj partie në rreshta pragmatistë që nuk kanë kurrfarë lidhje me demokracinë e brendshme, ka kthyer përfundimisht edhe partinë e madhe të majtë në një motër ndoshta më të keqe për nga demokracia, se partia e anatemuar prej tyre e Berishës, si lider shpirtëror dhe tashmë historik i saj që nga krijimi dhe fillimi.
Por në fakt, duke dalë te jo faji i liderit, duhet thënë se është shoqëria me shtatore dhe piedestale të ngulitura në shpirt dhe ndërgjegje. Kur me vite me radhë në situatat pidestal dhe shtatore, një parti që është një grup shoqëror me parime të afërta, nuk reagon ndaj piedestalit të ngritur e mbi të shtatoren e gjallë lider, duhet të pranojmë se modeli i tyre është pikërisht Hoxha, por jo në formën e diktatorit, por të liderit imitacion i tij. Do të thotë se nuk ka model tjetër kujt ti referohesh, dhe për më tepër nuk del një lider i cili të transformojë dhe krijojë modelin e ri, duke bërë që edhe masa të ndryshojë më në fund model. Shikohet qartë në mos pranimin e thekshëm të daljes nga lidershipi përveç kur ka rrëzime, por dhe të institucionit të pa ndërtuar të dorëheqjes. Të largimit përpara se të fillojnë, ngritjen e piedestalit dhe shtatores. Të tillë liderë vjen një kohë e besojnë se njerëzit marrin frymë se ai jeton biles shkohet deri atje në delir, sa të besojnë se po nuk qe ai, nuk është edhe partia. E sa pare bën se shtatorja e Hoxhës është rrëzuar nga piedestali dhe zvarritur, kur ndërkohë disa dhjetëra shtatore të vogla të dala nga po i njëjti mentalitet si i individit dhe i turmës, janë ngritur në partinë e madhe PPSH, e shpërndarë në disa dhjetëra më të vogla?!! Kuptohet se të tillë liderë dhe të tilla parti që kanë po modelin shtatore mbi piedestal, nuk mund të shkaktojnë kaq shumë viktima sa kam renditur unë në fillim të shkrimit, por po të bëjmë një llogari del se kanë bërë shumë dëme të mëdha. Për më pak se gjysmën e kohës së Hoxhës, mentaliteti shtatore mbi piedestal ka krijuar tragjedi të mëdha. Të vdekur në ujëra dhe male për të ikur nga Shqipëria që janë shumë dhe akoma për tu identifikuar. Rreth 3000 të vrarë dhe të mbi 10000 të plagosur në 97-98. Mijëra rrënime të ekonomisë dhe humbjes së biznesit apo shtëpisë. Shkatërrime dhe transformime të pronës në mënyrë dramatike. Shkatërrim masiv i ekonomisë fshatare, por edhe asaj urbane në saj të mungesës së rregullave të lojës. Mbi 1.2 milion shqiptarë jashtë shtetit të cilët mund të jetonin normalisht brenda. Prishje e marrëdhënieve shoqërore të sistemit jetik kolektiv, duke mos pasur kurrfarë respekti për shoqërinë dhe shtetin dhe për të kaluar nga kolektivizimi me dhunë në individualitetin arrogant, ku më horri ka gjithmonë të drejtë në shoqëri. Në sajë të shtatoreve të vogla kudo në politikë dhe shtet, kemi avancuar në mos respektin e tij, dikur pse ishte komunist, në mos çarjen e by..ës, sepse është demokratik.
Pse këtë? Po pse është modeli shtatore mbi piedestal, që beson jo ke parimi dhe rregulli, apo demokracia, si ligj i shumicës, por te individi që sa do pak i ngjan, dhe ka modelin e Hoxhës. Arrihet deri aty sa të thuhet nuk ka rrugë tjetër, se ndryshe nuk marrin vesh shqiptarët!! Po çfarë kemi bërë mirë me shtatoret mbi piedestal sot. Kemi vonuar integrimin në Europë, sepse duhej të ishim për nga bindja pro saj më përpara se sa shumë të tjerë. Kemi vonuar akoma më shumë rritjen e nivelit ekonomik, sepse pasurimi i shtatores dhe piedestalit në kult të individit sundues, është marrë me veten dhe grupin e tij dhe jo shoqërinë. Kemi vonuar dhe hyrjen në zonën e urbanizimit total sepse si infrastruktura materiale dhe shpirtërore, është sabotuar me qëllim që fantazmat me shtatore dhe piedestale të tyre, të jetojnë më gjatë. Si nga PD-ja dhe PS-ja janë coptuar me veten, për tu bashkuar disa herë të tjera dhe tani vazhdon po ky mentalitet i diktaturës që shtatoren e vendos mbi piedestal për së gjalli, te lideri që ka. Ne jemi vendi i vetëm që kemi rrëzuar shtatoren dhe kemi ngritur disa të tilla të vogla të gjalla, me dëshirën dhe mungesën e plotë të largimit përfundimtar nga modeli i saj. Nuk arritëm të dënojmë krimin komunist, nuk arritëm të kërkojmë një herë të falur të plotë për pikërisht këto krime, nuk arritëm të shkatërrojmë përfundimisht kultin e udhëheqësit shtatore, nuk arritëm të largojmë mbeturinat e diktaturës nga administrata dhe të zgjedhurit e popullit, nuk arritëm të kemi një moment të krimeve të diktaturës, nuk arritëm të identifikojmë në thellësi dhe gjerësi këtë krim, nuk arritëm të riparojmë disa aspekte thelbësorë të saj si futjen në shoqëri të viktima