E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmja e tretë e Sanremos sërish një triumf

Playboy e Hugh Hefner, të ftuarat speciale
Një faqe që do të mbetet në librin e historisë së Sanremos. Kështu është cilësuar nga shtypi italian mbrëmja e tretë e festivalit. Më në fund mbrëmja e tretë e muzikës së madhe italiane ka pasur si protagonistë të saj; emra të mëdhenj të muzikës, emocionet dhe argëtimin. 12 milionë e 523 mijë ka qenë numri i spektatorëve që kanë ndjekur natën e tretë të festivalit në kanalin televiziv italian RaiUno. Pjesa e parë, e natës së tretë ka arritur të mbledh pas saj 43,89% shikues, ndërsa pjesa e dytë, e natës së tretë është parë nga 6.312.000 spektatorë, afërsisht 54,33 %. Nëse këto shifra do ti krahasojmë me vitin e kaluar, do të vërejmë një sukses të madh. Kështu, nata e tretë e Festivalit, drejtuar nga Baudo dhe Chiambretti është parë nga 8 milionë e 260 mijë spektatorë, afërsisht 30,22% në pjesën e parë dhe prej 4 milionë e 566 mijë spektatorë afërsisht 38,34% në pjesën e dytë. Një rezultat tepër i rëndësishëm ai i arritur prej Bonolis me paradën e vërtetë muzikore, në njërën prej mbrëmjeve më të vështira për Festivalin nga këndvështrimi i konkurrencës televizive. Në vitin 2005 festivali i Bonolis, nel 2005, në mbrëmjen e tretë të tij kishte arritur në 51,05%, pjesa e parë ishte parë nga 14 milionë e 390 mijë spektatorë, mbrëmja e dytë nga 10 milionë e 533 mijë, (57,97%), mbrëmja e tretë prej 5 milionë e 872 mijë spektatorë (54,47%). Ditën e enjte, ka qenë një natë e gjatë transmetimi rreth katër orë, ku në skenë janë ngjitur si të ftuar këngëtarët më të njohur të muzikës italiane, për të shoqëruar zërat e rinj. Riccardo Cocciante, Pino Daniele, Burt Bacharach, Zuçhero dhe Sorapis, Lucio Dalla, Gino Paoli, Roberto Veçhioni, Ornella Vanoni, Massimo Ranieri dhe Lelio Luttazzi: një ndër kastet që nuk është parë kurrë ndonjëherë në Ariston, me artistë të cilët kanë shfaqur kontributin e e tyre në historinë e muzikës. I ftuari ndërkombëtar, ishte aktori i vlerësuar dy herë me çmimin Oskar Kevin Spacey, që ka interpretuar nën tingujt e Frank Sinatra, Fly me to the moon. Ndërsa Giorgio Pasotti kishte si detyrë të lexonte tekstin e Niccolo Ammaniti në hapësirën e rezervuar për dedikimin e shkrimtarëve të festivalit. Por, zemra e mbrëmjes së tretë me festivalin ka qenë gara nëpërmjet televotimit, ku dy prej gjashtë artistëve janë eliminuar. Mbrëmjen e natës së katërt bigët kanë qenë 12 dhe vota nga shtëpia (që do të përfaqësojë 50%) dhe jurisë teknike e përbërë dhe nga të gjithë profesorët e Orkestrës së Festivalit (që përfaqëson 50% tjetër). Dymbëdhjetë artistë kanë qenë të shoqëruar në skenë prej të ftuarëve special, italianë dhe të huaj. Ndër duetet më të spikatur veçohen: Albano me Michele Placido, Sal da Vinci me Gigi DAlessio, Nicky Nicolai dhe Stefano Di Battista me Mario Venuti, Marco Masini me Francesco Benigno, Patty Pravo me Dave Ëeckel, Nathan East e Todd Rundgren, Pupo-Paolo Belli e Youssou NDour me Gianni Morandi, si dhe Iva Zaniçhi me Gabriel Garko. Ndër të ftuarit specialë të kësaj mbrëmje, kanë qenë Playboy e Hugh Hefner.

***********************************************************
Prezantuesi uron bashkëshorten për 35 vjetorin e saj
Bonolis, prezantuesi më i adhuruar i festivaleve
Ky është përfundimi i një prej sondazheve të realizuar online, pas tij renditen Baudo dhe Mike Bongiorno. Është pikërisht Paolo Bonolis prezantuesi më i adhuruar për 118 teleshikues, prej të cilëve 35 meshkuj dhe 73 femra, të cilët kanë ndjekur edicionin e 59 të Festivalit të Sanremos. Në këtë mënyrë Bonolis lë pas Pippo Baudo me dy pikë (30,5% a 28,5%) dhe me 10 pikë Mike Bongiorno (20%). Ky është rezultati i nxjerrë nga një prej sajt italian online me 1.120 të intervistuar. Paolo Bonolis arrin të fitojë zemrën e njerëzve me batutat e tij si dhe për faktin se është pak si Toto. Por, Pippo Baudo, drejtuesi i 13 festivaleve, mbetet pas tij për imazhin televiziv, sepse paraqet siguri dhe qetësi. Në krahasim me Bonolis arrin të zotërojë më mirë skenën dhe sipas pjesës më të madhe të të intervistuarve është më i qetë se rivali i tij, dhe mënyra e prezantimit të tij është e pëlqyer nga mosha 50, 60 dhe 70. Mike Bongiorno, drejtuesi i 11 festivaleve është simpatik, posesiv dhe ironik, në krahasim me Bonolis dhe Baudo, Mike është shfaqur më pak prezantues në sensin klasik të fjalës, dhe është më i aftë në emisionet quiz. Drejtpërdrejtë nga televizioni i Raiuno, Paolo ka shprehur urimet e tij për ditëlindjen e bashkëshortes, e cila festonte 35 vjetorin. Sonia Bruganelli, qëndronte e ulur në rreshtin e parë të sallës Ariston dhe nuk e priste këtë urim publik nga bashkëshorti i saj, ndërsa publike e mbështeti me duartrokitje.
 
********************************************************
Balerina e parë e operës së Parisit, nuk njeh artistët italianë
Mbrëmjen e dytë të festivalit, Bonolis ka qenë i shoqëruar nga Eleonora Abbagnato, balerina e parë e Operës së Parisit, e cila ka hyrë në skenën nën tingujt e Cavalleria Rusticana dhe Bonolis përveçse të bukur dhe elegance e ka përshkuar një mrekulli italiane. Para se balerina të merrte pjesë në Sanremo, është pyetur nga një gazetar. Çfarë të brendshmesh do të mbash veshur në skenën e Sanremos?. Ajo është përgjigjur: Asgjë Bëj shaka. Do të vesh të brendshmet e gjyshes. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste, Abbagnato (që ka deklaruar se për pjesëmarrjen e saj ka marrë afërsisht pesëmijë euro) ka rrëfyer se nuk ishte e qartë për panoramën e muzikës italiane: Grupi im i preferuar janë i Gemelli diversi, por artistët e tjerë nuk është se i njoh mirë. Nuk e di se kush e ka fituar festivalin e fundit. Madje, jo, tani që kujtohem kam qenë në juri. Ka fituar Lola Ponce me një tjetër këngëtar si quhet? Nuk është se jam e informuar shumë për faktin se jetoj në Paris dhe shoh pak televizion.
 *******************************************************************
Një trëndafil i kuq për të gjitha zonjat e pranishme në sallën Ariston
Homazh me lule nga ana e Coldiretti për të gjitha zonjat që kanë qenë të pranishme mbrëmjen e katërt të festivalit në sallën Ariston. Ky homazh do të transmetohet nëpërmjet një trëndafili të kuq nga vendi ku zhvillohet festivali, i mbështjellë në mënyrë elegante. Një mendim, thuhet në deklaratën për shtyp të provincës Coldiretti të Imperia që ka marrë përsipër këtë iniciativë, për të vlerësuar territoret, ngjyrat dhe armon e Sanremos dhe të lules origjinale, prodhuar në Itali". Mëngjesin e djeshëm, deklarata për shtyp e homazhit të trëndafilave është shpërndarë për të gjithë gazetarët e pranishëm.

***************************************************
Drejtori i Rai: Festivalin mund ta quajmë fitore
Shumë falënderime. "Do të ishim të kënaqur edhe nëse falënderimet do të kishin qenë më të pakta në numër...". Kjo ka qenë deklarata e dhënë nga drejtori i Raiuno, në lidhje me rezultatet domethënëse të teleshikuesve të këtij edicioni, i cili ka arritur një shikueshmëri tepër të madhe. Ndër të tjera, drejtori Noce është shprehur edhe në lidhje me mendimin se në këtë televizion ky edicion mund të kishte qenë një provë: "Nëse rezultatet do të kishin qenë të njëjta me ato të vitit të kaluar, atëherë duhej reflektuar më seriozisht në lidhje me këtë eveniment. Por, kemi pasur tepër besim se ky edicion do të kishte dal fitimtar për vet përmbajtjen e tij.  Në lidhje me prezantuesin Bonolis, është shprehur se, dëshironte që edhe në vitin 2010 të drejtonte ai këtë festival. Gjatë një konference për shtyp ai ka shtuar se "me Paolo ndjehem i sigurt nga këndvështrimi artistik, me të kam një lidhje tepër të veçantë, gjithandej portat janë të hapura". Por, ka saktësuar Del Noce, nuk kam titull për ti kërkuar të qëndrojë dhe ka shtuar se e di sesi është Paolo, ndaj nuk është në zanatin e tij të arrijë një tjetër sukses më të madhë, vitin e ardhshëm.

****************************************************
Buqeta me lule për të ftuarit e mbrëmjes, së djeshme
Nata e katërt e festivalit të Sanremos është hapur me imazhe të filmit 'La nave va e Federico Fellini me sopranon Dimitra Theodossiou, tenorin Gianluca Terranova, Da

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›