E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzë për vrasje të dyfishtë, deklarohet pa faj

20/03/2009  Seanca gjyqësore ndaj Ardian Barkajt

SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka zhvilluar seancën përfundimtare të paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare dhe akuzave të Prokurorisë për çështjen penale në ngarkim të shtetasit Ardian Narkaj dhe dy shtetasve të tjerë Gjekë Narkaj dhe Ilir Therçaj, të cilët ndihmuan më pas në fshehjen e krimit të kryer nga i akuzuari i parë. Shtetasi Ardian Narkaj akuzohej si autor i ngjarjes së ndodhur rreth orës 22:30 të datës 07.05.2008, në fshatin Bratosh të Bajzës në Malësi të Madhe. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë nga armë zjarri shtetasit e shpallur në kërkim nga polica, Ton Ulaj dhe Gjegj Shota ndërkohë që vetë i akuzuari mbeti i plagosur në këmbë. Në fillim të seancës trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja njëkohësisht kryetare e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër Valbona Durraj, ka kërkuar nga prokurorja e çështjes Edlira Cufi që të paraqiste provat me anë të të cilave justifikohej urdhri i nxjerrë për arrestimin e shtetasit Narkaj. Nga ana e saj prokurorja Cufi ka paraqitur si provë armët e gjetura në banesat e të afërmve të të akuzuarit Narkaj dhe gëzhojat në vendngjarje, si dhe paqartësitë në rrëfimin e ngjarjes nga ana e të akuzuarit gjatë seancës së marrjes në pyetje. I pandehuri Ardian Narkaj, i cili ka deklaruar para trupit gjykues së nuk ishte ai autori i vrasjes së dy personave, pasi ata ishin qëlluar e vrarë mes njëri-tjetrit, duke përsëritur të njëjtat fjalë që pati deklaruar në momentin e marrjes në pyetje si dëshmitar okular. Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar për shtetasin Gjekë Narkaj 3 vjet burg dhe për shtetasin Ilir Therçaj 18 muaj burg, duke i akuzuar ata se kanë ndihmuar në fshehjen e së vërtetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›