Ushtrimi i profesionit sipas pikëve të arritura në testim
10/04/2009 Urdhri i Mjekut: Ligj i posaçëm për rikualifikimet profesionale të mjekëve
Detajohen programe 3–5-vjeçare, që do jenë të detyrueshme për tu ndjekur
Ushtrimi i profesionit të mjekut do të monitorohet vazhdimisht nëpërmjet testimit të njohurive për të cilat janë përgatitur dhe ndryshimet e reja ligjore. Presidenti i Urdhrit të Mjekut ka pohuar gjatë ditës djeshme se bluzat e bardha në vendin tonë nuk do të ushtrojnë më profesionin e tyre deri në pafundësi, nëse nuk përmbushin detyrimet e kërkuara për kualifikim të vazhdueshëm. Kjo nismë synon rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar kundrejt pacientëve. Bazuar në ndryshimet e bëra në ligjin e ri të shëndetësisë, është vendosur që mjeket të përfshihen në testime për ndjekjen e programeve të caktuara, që kanë të bëjnë jo vetëm me thellimin e njohurive shkencore të profesionit, por edhe me formimin etik dhe moral, ku për secilën pjesë do të vlerësohen me pikët përkatëse, që do të jenë decizive për të drejtën e profesionit. Kreu i urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, pohon se vetëm pasi tu jenë nënshtruar dhe të kenë përmbushur detyrimet në përputhje me programet për rikualifikim (sikurse ndodh në të gjithë vendet e botës), atëherë mjekëve do tu jepet e drejta për ushtrimin e profesionit. Ndërsa për rastet kur do të vihen re mungesa të njohurive shkencore mbi profesionin, do të operohet me penalizime të forta. Mjekëve që do të shfaqin mangësi të theksuara në formimin e tyre të përgjithshëm do tu ndërpritet përgjithmonë e drejta për të ushtruar profesionin. Njëkohësisht Abazi shton se mungesa e një ndryshimi të tillë ligjor deri më sot ka qenë një e metë e pajustifikueshme e shëndetësisë shqiptare, e cila ka lejuar që rezultatet të jenë jo në nivelet e duhura, sidomos ato në lidhje me cilësinë e kujdesit shëndetësor të ofruar. Gjithashtu është parashikuar që në bazë të ciklit 3 deri në 5-vjeçar mjekët tanë do tu nënshtrohen rikualifikimeve profesionale, programe në të cilat mjeku duhet të përmbushë dhe arrijë kreditet (pikë) në formimin shkencor, etik dhe moral. Këto të fundit do të shërbejnë për dhënien e licencës së profesionit. Sipas Abazit, deri më sot nuk ka ekzistuar një detyrim ligjor për edukimin e vazhdueshëm të mjekëve shqiptar, por në ligjin e ri të shëndetësisë ky është futur si një akt nënligjor. Ndërkohë ky institucion i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që prej vitit 2000 realizimin e edukimit të vazhdueshëm të mjekëve shqiptarë, standard ky që respektohet pothuajse në të gjitha shtete e tjera e që është vendimtar në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Megjithatë, Abazi pohon se, pavarësisht ndryshimeve ligjore të përcaktuara për këtë rast, është shumë e nevojshme një ligj i posaçëm për rikualifikimet profesionale.
Përfitimet
Bazuar në ndryshimet e bëra në ligjin e ri të shëndetësisë, është vendosur që mjeket të përfshihen në testime për ndjekjen e programeve të caktuara që kanë të bëjnë jo vetëm me thellimin e njohurive shkencore të profesionit, por edhe me formimin etik dhe moral, ku për secilën pjesë do të vlerësohen me pikët përkatëse, që do të jenë decizive për të drejtën e profesionit. Ndërkohë në bazë të rezultateve jo vetëm që do të përfitojnë ngritje në detyrë, por do të konkurrojnë dhe për rritjen e pagës.
Penalizimet
Për rastet kur do të vihen re mungesa të njohurive shkencore mbi profesionin do të operohet me penalizime të forta. Mjekëve që do të shfaqin mangësi të theksuara në formimin e tyre të përgjithshëm do tu ndërpritet përgjithmonë e drejta për të ushtruar profesionin. Kreu i Urdhrit të Mjekut ka pohuar se bluzat e bardha në vend nuk do të ushtrojnë më profesionin e tyre deri në pafundësi, nëse nuk përmbushin detyrimet e kërkuara për kualifikim të vazhdueshëm.