Prençi: Largim nga policia për ata që nuk mbushin kriteret e gradave
Plot 9.700 punonjës policie do të preken nga ligji i ri i gradave, ndërsa paraprakisht vetëm një pjesë e vogël e tyre ka rezultuar se nuk i përmbush kriteret. Çka për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, do të thotë se kjo pjesë e efektivëve duhet të largohet nga puna. Megjithatë, Prençi ka sqaruar se procesi i kalimit në sistemin e ri të gradave nuk nënkupton ulje të numrit të përgjithshëm të punonjësve të policisë, por zbatimin në mënyrë korrekte, të plotë dhe me transparencë të sistemit të ri të gradave në Policinë e Shtetit. Në një konferencë të posaçme për shtyp gjatë ditës së djeshme për këtë çështje, ku morën pjesë edhe zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit, shefi i PAMECA III, Michael Colbourne dhe shefi i ICITAP, Darrel Hart, numri një i policisë ka pohuar se pjesë e rëndësishme e këtij procesi është edhe projekti për kthimin e disa funksioneve aktualisht policore në funksione të shërbimeve mbështetëse, të cilët nuk përmbajnë kompetenca policore. Sipas tij, fazat kryesore në përgatitjen dhe zhvillimin e këtij procesi që do të finalizojë një strukture moderne dhe efektive të gradave në polici, janë realizuar në konsultim të gjerë dhe me debate brenda strukturave të policisë dhe “komisioneve kalimtare respektive”. “Kalimi në sistemin e ri të gradave që duhej të përfundonte brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe afati maksimal ishte data 11 qershor 2008, tashmë është realizuar dhe ndodhemi në fazën e shpërndarjes së tyre”, - është shprehur Prençi. Po kështu, ai ka kujtuar se deri më tani janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e sistemit të ri të gradave dhe në këtë kuadër, janë hartuan edhe aktet administrative, të cilat specifikuan me hollësi rregullat dhe procedurat që do të ndiqeshin për dhënien e gradave të reja, afatet kohore, strukturat përgjegjëse, si dhe mënyrat për marrjen e vendimeve sa më të sakta për lëvizjen e personelit nga grada në gradë. Ndërkohë që sipas tij, me qëllim që të sigurohej njohje dhe zbatim në përputhje plotësisht me legjislacionin e ri për policinë, nga ana jonë janë zhvilluar takime, seminare dhe trajnime me drejtues e punonjës nga strukturat e policisë në qendër dhe në bazë, duke përfshirë në to edhe shefat e personelit dhe juristë, për t’i njohur ata me kërkesat që duhej të zbatoheshin nga komisionet kalimtare të gradave.
Ndër të tjera, Prençi tha se proceset për kalimin në sistemin e ri të gradave në Policinë e Shtetit dhe të kthimit të disa funksioneve policore në funksione të shërbimeve mbështetëse, po kryhen në përputhje me legjislacionin dhe në praninë dhe asistencën e misionit PAMECA III dhe programit ICITAP.
Të prekurit
Vetëm një pjesë e vogël nuk i plotëson
Në procesin e implementimit të ligjit të ri të gradave, i cili përfshin rreth 9.700 punonjës policie, janë identifikuar një numër punonjës që nuk përmbushin kërkesat e vjetërsisë për gradë, si në strukturat me uniformë në polici, ashtu dhe në strukturat që kryejnë shërbime mbështetëse. Sipas konstatimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, gjatë konferencës, shumica e këtyre punonjësve përmbushin kriteret për të vazhduar shërbimin në Policinë e Shtetit në funksione me grada më të ulëta, në përshtatje me aftësitë dhe përvojën e tyre. Për këtë pjesë, Prençi ka thënë se po merren të gjitha masat e nevojshme për transferimin e këtyre punonjësve, për të qëndruar në shërbim në pozicione të tjera, të përshtatshme për gradën që përfitojnë. Ndërkohë që ka theksuar se është një numër mjaft i vogël i punonjësve të policisë të nivelit zbatues, të cilët për mosplotësim të kritereve ligjore, nuk do të mund të vazhdojnë të shërbejnë më në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, Prençi tha se çdo punonjësi policie, si në struktura qendrore, ashtu dhe në ato vendore, është njohur me përllogaritjen e bërë në përcaktimin e vjetërsisë së shërbimit, si dhe i është dhënë mundësia e korrigjimit të gabimeve dhe të pasaktësive në lidhje me këto përllogaritje. Sipas tij, në përfundim të këtij procesi përllogaritës, çdo punonjës policie ka marrë informacion të plotë për rolin, gradën dhe funksionin që i takon në zbatim të këtij legjislacioni.
Ligji i gradave
Si mund të bëhesh nga “inspektor” në “drejtues i parë”
Duke pasur si qëllim funksionet korresponduese për çdo gradë, ligji i shumëpërfolur për implementimin e gradave të reja në Policinë e Shtetit përcakton një sërë pikash se si një punonjës i thjeshtë policie, “inspektor”, mund të arrijë deri në “drejtues i parë” apo “zëvendësdrejtor i përgjithshëm”. Kështu, me propozim të ministrit të Brendshëm më datë 6 qershor të një viti më parë, Këshilli i Ministrave, më datë 21 nëntor të vitit 2007 vendosi:
- Në funksionet e këshilltarit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, oficerit ndërlidhës ose pranë organizmave policore ndërkombëtare, mund të caktohet çdo punonjës policie, pavarësisht gradës, që mban. Gjatë periudhës në këto funksione, punonjësi i policisë ka të drejtë të fitojë gradën pasardhëse, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara, i pakushtëzuar nga ekzistenca e funksioneve të lira për gradë.
- Punonjësi personel i policisë merr gradën, që i korrespondon funksionit që kryen, vetëm nëse në çastin e kalimit në këtë sistem gradash, ka vjetërsi shërbimi jo më pak se:
a) 1 vit e 4 muaj për gradën “inspektor”, përfshirë edhe periudhën e shkollimit policor, me përjashtim të punonjësve të policisë, që janë në periudhën e provës;
b) 2 vjet e 8 muaj për gradën “kryeinspektor”;
c) 4 vjet për gradën “nënkomisar”, përfshirë edhe periudhën e shkollimit policor.
Specialistëve të lartë të policisë në detyrë, u jepet grada “nënkomisar” edhe, nëse nga përllogaritja nuk plotësojnë vjetërsinë e shërbimit, përcaktuar në këtë shkronjë;
ç) 6 vjet për gradën “komisar”;
d) 8 vjet për gradën “kryekomisar”;
dh) 10 vjet për gradën “drejtues”;
e) 12 vjet e 8 muaj për gradën “drejtues i parë”;
ë) 15 vjet e 4 muaj për gradën “zëvendësdrejtor i përgjithshëm”.
Zbatimi i këtij vendimi i ngarkohet Ministrisë së Brendshme për zbatimin e tij.