Shtrëngimi i kushteve për marrjen e kredive ndikon në uljen e kërkesës për apartamente
Raporti i BSH-së tregon rënie të blerjeve edhe për 2009-n. Në vitin 2008 çmimet pësuan një rënie vjetore me 0.9 për qind
Ervin KOÇI
Në dy muajt e fundit është vërejtur një rënie e kërkesës për të blerë apartamente dhe ambiente të tjera për qëllime biznesi nga individët. Sipas një raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, i cili ka analizuar me hollësi zhvillimin ekonomik në vend, vërehet se gjithnjë e më pak qytetarët po kërkojnë të blejnë një shtëpi. Shkak, sipas raportit, është bërë shtrëngimi i kushteve për marrjen e një kredie në bankë, por edhe efektet psikologjike të krizës globale financiare. Në ndryshim nga pjesa e parë e vitit 2008, në 6-mujorin e dytë u vu re një tendencë për zvogëlimin e portofolit të kredisë për degët “ndërtim” dhe “tregti”. Kjo situatë është reflektuar me një rënie të lehtë të çmimeve të apartamenteve gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar (2008) dhe që është reflektuar dhe në fillim vitin 2009.
Shtrëngimi i kredive
Zhvillimet e portofolit të kredisë në 6-mujorin e dytë të vitit 2008 treguan për një rënie të kontributit të kredisë për banesa në vend. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, kushtet e kreditimit që bankat kanë aplikuar për kredinë për banesa janë shtrënguar, çka mund të ketë ndikuar në uljen relative të kërkesës. Rritja vjetore e kredisë, mesatarisht prej 44 përqindësh, ka shënuar rënie gjatë kësaj periudhe krahasuar me 6-mujorin e parë, kur ajo u rrit mesatarisht me 46 për qind. Ngadalësimi në ritmet e rritjes së kredisë paraqet kreditimin më të ulët të individëve, si dhe rritjen më të ulët të kredisë në valutë. Kostoja e kredive në monedhë të huaj në dy muajt e fundit të vitit 2008 nuk duket të ketë ndjekur lehtësimin e kushteve monetare në tregjet ndërkombëtare, duke ruajtur nivelet e muajve të verës. Ruajtja e niveleve relativisht të larta të normës së interesit dhe ngadalësimi i kreditimit në monedhë të huaj shprehin politika të reja të bankave, për t’u mbështetur më pak në kreditimin në valutë, në përgjigje të forcimit të rregulloreve të mbikëqyrjes si dhe të uljes së likuiditetit në valutë.
Rënia e çmimeve
Në analizën e politikës monetare për muajt e fundit të vitit 2008, ekspertët e BSH-së theksojnë: “Ecuria e çmimeve të banesave, që nga 3-mujori i parë i vitit 2008, ka shoqëruar rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit”. Në raport theksohet më tej se “çmimet e banesave në 3-mujorin e katërt të vitit 2008 pësuan një rënie të lehtë vjetore me 0.9 për qind, që pasoi rënien më të dukshme të indeksit të çmimit të banesave në 3-mujorin paraardhës me 4.3 për qind”. Por, në krahasim me 3-mujorin e mëparshëm, në muajt e fundit të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 12 për qind. Kjo u shoqërua me rritjen e treguesit të lejeve të ndërtimeve për banim, që rezultoi rreth 10 herë më i lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e tregut të banesave tregojnë se rritja e çmimeve të tyre është ngadalësuar në fillim të vitit 2008 dhe ka vijuar deri në muajin e parë të vitit 2009. “Nëse rënia e çmimeve në 3-mujorin e fundit deflatohet me inflacionin e matur, atëherë rënia e çmimit të banesave në terma realë do të ishte edhe më e madhe 3 për qind. Rritja e çmimit në kryeqytet nuk paraqitet e njëtrajtshme: rritja e çmimeve në zonën e qendrës është dy herë më e lartë sesa rritja e çmimeve në periferi”, - thanë ekspertët. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve të banesave është shoqëruar nga një rritje e numrit të lejeve të ndërtimit në 3-mujorin e parë të vitit 2008 me 21 për qind, pas një periudhe njëvjeçare rënieje.
Qiraja e banesave
Ecuria e qirasë së banesave në vitin 2008 paraqet luhatshmëri më të lartë se çmimet e banesave, por me një tendencë më të qartë drejt rënies. “Në 3-mujorin e katërt të vitit 2008 indeksi i qirasë ra me 4.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm, indeksi i qirasë u rrit me 12 për qind”, - thuhet në raport. Ekspertët i lidhin rritjet e indeksit të çmimit të banesave dhe të qirasë me faktorë sezonalë. Duke filluar nga fundi i vitit 2006, çmimet e banesave janë rritur më shpejt se sa qiraja për to. “Vlerën më të lartë raporti e shënoi në tremujorin e tretë të vitit 2007 dhe më pas ka shfaqur shenja rënieje. Gjithsesi, raporti çmim/qira aktualisht është rreth 2 herë më i lartë sesa mesatarja e tij për periudhën 1998-2008”, - theksojnë ekspertët. Çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Indeksi i çmimit të banesave, i cili i referohet vetëm qytetit të Tiranës, pasi ka shënuar vetëm norma rritjeje pozitive, duke filluar që nga viti 2003, në vitin 2008 shfaqi shenja të ngadalësimit. Në të kundërt, indeksi i qirasë së banesave, megjithëse ka regjistruar norma vjetore më të luhatshme sesa indeksi i çmimit të banesave, paraqet një prirje të përgjithshme në rënie. Për periudhën 1998-2008, norma mesatare vjetore e ndryshimit të indeksit të çmimit të banesave rezulton rreth 9 për qind.
Kursi valutor, dollari fiton sërish pikë ndaj lekut
Dollari amerikan vazhdon të fitojë pikë ndaj lekut në këmbimet valutore, duke u forcuar nga dita në ditë. Dje në Tiranë një dollar u ble me 100,8 lekë dhe u shit me 101,3 lekë, ndërsa sot një dollar u ble me 101,8 lekë dhe shitet me 102,3 lekë, duke fituar 1 pikë brenda një dite. Kuota e arritur sot nga dollari në shkëmbimet valutore ndaj lekut është ndër më të lartat e këtij viti, ndërkohë që në 2008, dollari amerikan e kishte kuotën më të lartë në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë. Në Agjencitë e Këmbimit Valutor, një euro u ble sot me 129,8 lekë dhe u shit me 130,3 lekë.
25 Shkurt 2009