Shtrenjtimi i lekut, rekord në 2007
Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka rritur më shumë “çmimin” e lekut. Gjatë 2007-ës Këshilli Mbikë-qyrës i BSH-së ka rritur tri herë brenda vitit normën bazë të interesit.
Fabiola Çela
Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat për ndryshimet e normës bazë të interesit nga viti 2001 e deri më tani. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se që nga koha kur Ardian Fullani ka marrë postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë e deri më tani, norma bazë e interesit është rritur plot pesë herë. E kundërta ka ndodhur gjatë vitit 2004. Gjatë këtij viti norma bazë e interesit është ulur pesë herë brenda vitit, pra nga 6.25 për qind në 5.25 për qind. Aktualisht norma bazë e interesit është 6.25 për qind. Në nëntor të 2007-ës Banka e Shqipërisë vendosi që të rrisë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Që nga ajo mbledhje e deri më tani ky nivel nuk ka ndryshuar.
Ndikimi
Kriza e dritave, rritja e çmimit të karburanteve, si dhe rritja e çmimit të produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtarë, janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e produkteve ushqimore në vend. Pikërisht për të parandaluar rritjen e mëtejshme të këtyre çmimeve, ekspertët e BSH-së vendosën që të rrisin normën bazë të interesit. Por rritja e normës së interesit ka një ndikim të menjëhershëm në normën e interesit të kredive dhe depozitave. Të dy këto instrumente financiarë, pas shtrenjtimit të vlerës së lekut, kanë norma më të rritura. Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja e normës së interesit për kredinë mund të ndikojë në frenimin e kredive nga bankat. E thënë ndryshe, të marrësh një kredi kushton më shtrenjtë çdo këst. Kjo për kredinë në lekë. Arsyeja e dytë që ka shumë lidhje me paranë në qarkullim është thithja e saj në banka. Rritja e normës së interesit rrit normën e depozitave në banka, dhe si rrjedhojë edhe leverdishmërinë për qytetarët për t’i depozituar paratë. Kjo bashkohet edhe me rritjen e interesit të bonove të thesarit, duke i bërë ato një instrument më fitimprurës për bankat dhe biznesin. Këta të dy aktorë të tregut do të kenë një mundësi për shtim të fitimeve të tyre, duke i qarkulluar paratë në bono thesari.
Inflacioni
Për këtë vit Banka e Shqipërisë ka shpallur si objektiv për inflacionin nivelin 3 për qind, me një mundësi luhatjeje prej ± 1 pikë përqindjeje rreth kësaj vlere qendrore. Objektivi për inflacionin është shpallur në dokumentin e politikave monetare për vitin 2008. Arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve nënkupton arritjen e normave të ulëta pozitive të inflacionit dhe mbajtjen e tyre për periudha relativisht të gjata kohe. Si matje e inflacionit do të vazhdojë të jetë ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, matur dhe publikuar nga INSTAT. Ndërkohë, sipas të dhënave me të fundit nga Banka e Shqipërisë, në muajin qershor inflacioni vjetor regjistroi vlerën 4%. Ashtu si në muajt e fundit, përsëri shifra mujore e inflacionit rezultoi negative, duke mundësuar një rënie të mëtejshme të normës vjetore.
Vendimet e politikës monetare
Data e mbledhjes Norma e interesit Ndryshimi
2001
15 gusht 2001 7.00 + 0.25
2002
21 mars 2002 7.50 + 0.5
10 prill 2002 8.50 + 1
2003
23 prill 2003 8.00 - 0.50
9 korrik 2003 7.50 - 0.50
29 tetor 2003 7.00 - 0.50
30 dhjetor 2003 6.50 - 0.50
2004
28 prill 2004 6.25 - 0.25
12 maj 2004 6.00 - 0.25
23 qershor 2004 5.75 - 0.25
28 korrik 2004 5.50 - 0.25
4 nëntor 2004 5.25 - 0.25
2005
30 mars 2005 5.00 - 0.25
2006
12 korrik 2006 5.25 + 0.25
30 nëntor 2006 5.50 + 0.25
2007
4 prill 2007 5.50 —
2 maj 2007 5.50 —
6 qershor 2007 5.50 —
27 qershor 2007 5.75 + 0.25
19 korrik 2007 5.75 —
29 gusht 2007 5.75 —
26 shtator 2007 6.00 + 0.25
31 tetor 2007 6.00 —
27 nëntor 2007 6.25 + 0.25
27 dhjetor 2007 6.25 —
2008
25 qershor 2008 6.25 —
Bursat, nafta rritet pas dobësimit të dollarit
Çmimi i naftës pas rënieve të fundit pësuan përsëri një rritje të lehtë gjatë ditës së djeshme, kryesisht në bursat e Nju Jorkut, duke arritur 115 dollarë për fuçi. Rritja e çmimit të naftës iu atribua rënies së dollarit amerikan karshi euros dhe jenit japonez. Pasdite në Evropë, sipas “Associated Press”, çmimi i naftës u rrit me 38 cent, duke kapur shifrën 114.97 dollarë për fuçi në tregun elektronik “New York Mercantile Exchange”. Luhatjet e çmimit të naftës kanë një ndikim të menjëhershëm në tregun vendas. Kjo për vetë konjukturën e tregut, ku mbi 85 për qind e nevojave për karburant plotësohen nga importi. Por nga ana tjetër rritja e çmimit të naftës në vend ndikon në rritjen e inflacionit. Sipas tregtarëve, dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në treg, së pari janë detyrimet fiskale dhe i dyti është faktori ndërkombëtar. Por, pavarësisht çmimit të karburanteve, kërkesa për këto produkte sa vjen dhe është më e lartë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se sasia e karburanteve të zhdoganuara është rritur nga viti në vit. Deri në korrik kjo shifër arriti në 214 mijë tonë. Të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk heqin dorë nga përdorimi i automjeteve, cilado qoftë fatura financiare që u duhet të paguajnë për karburantin.