Xhafaj: Numërimi i votave, me gjyqtarë
Sekretari socialist për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, u shpreh dje se administrimi i zgjedhjeve sipas gjykimit të selisë rozë duhet të bëhet nga gjyqësori.
Aristir Lumezi
“Në vlerësimin tonë, kontrolli ligjor mbi procesin zgjedhor duhet t’i mbetet tërësisht arbitrit të paanshëm, gjyqësorit. E ritheksoj, se kontrolli ligjor duhet t’i mbetet tërësisht gjyqësorit, në numërim, në gjykim në shkallë të parë dhe të dytë. Ky është opsioni më i mirë, sipas nesh, edhe pse jemi të hapur për të dëgjuar opsionet e palëve të tjera të përfshira në këtë proces, dhe siç kemi bërë këto ditë, të dëgjojmë edhe partitë e tjera opozitare. Çdo paragjykim e etiketim me terma jo etike ndaj opsioneve tona nuk është qëndrim etik, profesional dhe luajal”, tha Xhafaj. Sipas tij, “partitë duhet të tregojnë vullnet të plotë për këtë. Partia Socialiste synon futjen e qytetarëve të autorizuar nga ligji dhe jo nga partitë në numërimin e votave”. Duke sqaruar lëvizjen e ndërmarrë nga PS-ja për një konsultim me të gjitha partitë opozitare në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, para nisjes nga puna të komisionit të posaçëm parlamentar, Xhafaj komentoi dhe qëndrimin e LSI-së dhe kryetarit të saj Ilir Meta. “Në kundërshtim me çdo lloj norme etike dialogu politik, përgjigja erdhi nëpërmjet medias nga zoti Meta dhe jo nga personat e mandatuar prej tij për konsultime politike dhe aspak në formën e vendosur për dialog politik ndërmjet palëve. Ndërkohë që edhe argumentet e zotit Meta për çështjet e trajtuara ishin më shumë pretekste për të justifikuar një vendim politik të marrë prej tij, se sa argumente parimore e profesionale në funksion të dialogut të hapur”, tha Xhafaj. Sipas sekretarit socialist, dialogu politik i nisur mes dy partive kishte hyrë në një rrugë normale. “Jemi shumë të çuditur nga reagimet e zotit Ilir Meta pas takimit me zotin Xhufi, kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politike. Me zotin Xhufi patëm një komunikim politik shumë normal. Në reagim të kërkesës së tyre ne ju parashtruam disa nga konceptet tona kryesore lidhur me Kodin e ri Zgjedhor, si p.sh. lidhur me koalicionet, administrimi i procesit zgjedhor etj. Na u kërkua dhënia e kohës dhe mundësisë për konsultime në nivel politik e teknik, për të qenë përgjigja e tyre pjesë e takimit tonë të ardhshëm”, u shpreh bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, “ndërsa që publiku dhe veçanërisht opozita vlerëson faktin e vendosjes së këtij dialogu politik, zoti Meta nxitoi që publikisht të shpallte kundërshtimin e tij dhe faktin që ai nuk do të ishte pjesë e koalicionit me PS-në dhe partitë e tjera të opozitës. Ky ishte mesazhi që priste të dëgjonte zoti Berisha”. Sipas sekretarit socialist për Çështjet Ligjore, do të vazhdojë konsultimi me partitë opozitare, PSD dhe PDS, për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Vasili: LSI, jo pjesë e marifeteve që prodhojnë mashtrime me zgjedhjet
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi menjëherë dje ndaj deklaratës së Fatmir Xhafajt, i cili gjatë një konference për shtyp akuzoi LSI-në, se prej kohësh e kishte marrë vendimin për të hyrë në zgjedhje e vetme. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, duke iu përgjigjur akuzave të Xhafajt, bëri të ditur se, “Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të bëhet pjesë e marifeteve për Kodin Zgjedhor dhe nuk do luajë me votën e shqiptarëve. Sipas tij, bashkëpunimi që ofron LSI është vetëm për standardet evropiane të zgjedhjeve dhe jo për prishjen e tyre. “LSI nuk luan me votën e shqiptarëve. LSI nuk do të bëhet asnjëherë dhe për asnjë arsye pjesë e marifeteve manipulative me Kodin Zgjedhor. Nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim për marifete që prodhojnë mashtrime, deformime dhe përçudnime elektorale. LSI do të bashkëpunojë vetëm për realizimin e standardeve evropiane të zgjedhjeve dhe kurrën e kurrës për prishjen dhe asgjësimin e tyre”, tha Vasili. Duke komentuar sërish propozimin e Partisë Socialiste për koalicionet e përbëra, Vasili tha se, “koalicionet e përbëra janë thjesht dhe vetëm një shpikje absurde manipulative e atyre që nuk konkurrojnë dot ndershmërisht hapur dhe pastër”. Kodi Zgjedhor ka ashpërsuar sërish qëndrimet me PS-në dhe LSI-në. Pas takimit të përfaqësuesve të të dy partive, Xhufi e Braho nga LSI dhe Leskaj e Xhafaj nga PS-ja, në lidhje me Kodin e ardhshëm Zgjedhor, kanë ardhur dhe akuzat e LSI-së ndaj përpjekjeve të PS-së për të krijuar një koalicion, i cili do të sjellë rezultate matematikore pa konsideruar aspak si parimore vlerat dhe principet e këtij koalicioni.
Milo: Të hapur për koalicione me PS e LSI
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ka shprehur dje në një konferencë për shtyp pozicionin e partisë së tij në lidhje me koalicionet e ardhshme zgjedhore dhe çështjet e Kodit Zgjedhor. Milo u shpreh se, aktualisht PDS-ja nuk figuron zyrtarisht në asnjë koalicion dhe se “është në fazën e identifikimit të qëndrimeve të partnerëve tanë, të qartësimit të projekteve dhe ideve tona”. Duke u shprehur i hapur për të hyrë në koalicione me çdo grupim që do të vlerësonte pretendimet dhe interesat e PDS-së, Milo tha se është i gatshëm të takojë çdo kryetar të partive opozitare të majta për të biseduar për këtë qëllim. “PDS ende edhe sot është e hapur për të zhvilluar bisedime dhe negociata me të gjithë partnerët tanë të së majtës, me të cilët na bashkojnë vlerat programore për të arritur një bashkëpunim sa më efektiv në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha Milo. Sipas tij, “ne do të shikojmë interesat e të gjithë të majtës së bashkuar nëse është e mundur, por përpara këtyre interesave padyshim ne do të shohim interesin e PDS-së dhe do të jemi të prirur të bashkëpunojmë me ato forca politike që na japin po aq ndershmërisht sa do t’u japim neve kontributet tona, shifrat tona, mundësitë tona”. “PDS-ja është e hapur dhe e baraslarguar në mënyrë simetrike në raport me partnerët e vet politikë, për të diskutuar çështje me interes të përbashkët dhe që do t’i shërbenin bashkëpunimit të të gjithë të majtës për të realizuar fitoren e ardhshme të përbashkët në 2009-ën”, tha Milo. Kreu i PDS-së dha dje shpjegime dhe në lidhje me koalicionet e përbëra të propozuara nga PS-ja. “Përsa i takon koalicioneve të përbëra, unë pres të kem sqarime të detajuara nga iniciuesit e kësaj formule bashkëpunimi, që do zërë vend në Kodin Zgjedhor. Në momentin që ne do të kemi qartësinë e duhur dhe informacionin e duhur për koalicionet e përbëra, atëherë ne do shfaqim edhe qëndrimet tona në lidhje me këtë formulë bashkëpunimi. Ende nuk i kemi këto informacione, pasi deri tani kanë qenë diskutime të mbyllura brenda dy partive të mëdha”, tha Milo.