Shtyhet "Banda e Lushnjës", mungon avokati
Shtyhet seanca gjyqësore për "Bandën e Lushnjës". Shkak
për shtyrjen e seancës së radhës në Gjykatën e Krimeve të
Rënda është bërë mungesa e mbrojtjes së të pandehurve.
Ardian Leka, një nga dy avokatët mbrojtës, nuk ishte në sallë. Të
gjendur në këtë situatë, trupi gjykues shtyu seancën. Në seancën
e djeshme ishte parashikuar që të dëshmonin dëshmitarët e akuzës,
por mungesa e disa prej përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve të
"Bandës së Lushnjës", detyroi gjykatën të shtyjë seancën për javën
e ardhshme. Të pandehur në këtë proces, janë Arben Boriçi, Rexhep
Gina, Afrim Hoxha, Ilir Stergu, Agur Musaku, Erion Cici, të cilët
akuzohen për një sërë veprash penale të kryer vite më parë në Lushnjë,
mes tyre edhe vrasje, në kuadër të organizatës kriminale. Ky
është grupi i dytë i të pandehurve të ish-bandës së drejtuar nga
Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i cili është në proces gjykimi në
mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.