Shtypi italian, “Il Mattino”: Ish-kryeministri në greve urie
Gazeta e njohur italiane "Il Mattino" i ka kushtuar një shkrim grevës së urisë së 10 deputetëve të kuvendit të Shqipërisë. "Il Mattino" shkruan se "Ilir Meta, ish-kryeministri shqiptar, është një prej 10 deputetëve, të cilët që nga e hëna e kaluar ndodhen në Parlamentin e Tiranës. Qëndrojnë mbyllur brenda dhe bëjnë grevë urie. Kundërshtojnë Partinë Demokratike në pushtet të Kryeministrit Sali Berisha, por edhe Partinë Socialiste, forca kryesore e opozitës, e drejtuar nga kryebashkiaku i fuqishëm i Tiranës, Edi Rama. Dy partitë kryesore, edhe pse rivale, kanë rënë së bashku dakord për një ligj elektoral, i cili nëse aprovohet, do të pengonte çdo përfaqësim të partive të vogla në organet e kontrollit të zgjedhjeve (të parashikuara për në qershor)", shkruhet në faqen e kësaj gazete. Ndër të tjera në të shkruhet se "në grevën e urisë janë futur lideri demokristian Nard Ndoka (Ministër i Shëndetësisë deri në shtatorin e kaluar, i cili u largua me mjaft polemika nga qeveria Berisha), tre deputetë të tjerë demokristianë dhe një deputet socialdemokrat".