Shumica e shqiptarëve nuk i besojnë sondazhit të “Zogby”-it

Sondazhi i “Balkanweb” - një faqe interneti me audiencë të majtë - zhvlerëson rezultatet e pretenduara në sondazhet e porositura nga Edvini
TIRANE - Shumica e qytetarëve shqiptarë nuk beson aspak se kompania amerikane “Zogby International” gëzon një reputacion në fushën e sondazheve. Nga një sondazh
i organizuar përgjatë javës së fundit nga “Balkanweb’, rezulton se, menjëherë
pas publikimit të rezultateve të sondazhit të kësaj kompanie, deri mbrëmjen e kaluar, 53.2 për qind e votuesve saktësisht 435 persona nuk besojnë se “Zogby” është profesional në sondimet që kryen në këmbim të konkatave të majmme financiare nëpër botë përfshirë këtu edhe vendin tonë, në një kohë që 46.7 për qind, saktësisht 382 persona, mendojnë të kundërtën, pra besojnë në reputacionin e kompanisë së sondazheve “Zogby International”.
Në këtë sondazh deri mbrëmjen e kaluar kishin marrë pjesë 818 persona.
“Zogby International”, publikoi disa ditë më parë një sondazh për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Mënyra e organizimit të këtij sondazhi, i pa bërë publik, për sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së kampionëve të pyetur, apo edhe autorët dhe financuesit e mundësimit të këtij sondazhi, i bëri të pabesueshme në opinionin publik, shifrat e këtij sondazhi.
Nga ana tjetër, kompania “Zogby International”, u bë dyshuese në shifrat e saj, edhe për shkak të denoncimeve të mediave të huaja ndërkombëtare, që i kishin bërë iniciativave të ngjashme, të kësaj kompanie, në procese të ndryshme zgjedhore, në vende të ndryshme. Sipas denoncimeve të mediave ndërkombëtare, mësohej se sondazhet e “Zogby International”, kishin diferenca në rezultate, deri në 20 për qind, ku nuk mungonin edhe nxjerrja fitues në disa raste të kandidatëve humbës, dhe anasjelltas, nxjerrja humbës të kandidatëve fitues.