E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvancerberg: “Gradualisht, Ballkani do të integrohet në BE”



Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, e cila mban kryesinë e radhës të BE-së, Karl Shvancerberg, ka deklaruar se i gjithë Ballkani duhet të integrohet në Bashkimin Europian. “I tërë Ballkani duhet të kyçet dhe të integrohet në BE. Kur flasim për Unionin, kjo do të thotë se e tërë Europa duhet të integrohet. Kjo duhet të bëhet gradualisht dhe nuk është e mundur përmes natës”, - theksoi Shvancerberg. Deklarata e tij u bë gjatë fjalimit para Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në të cilën u theksua se Ballkani Perëndimor mbetet një nga prioritetet e Çekisë gjatë kryesimit të BE-së.
Ndër të tjera, shefi i diplomacisë çeke theksoi se prioritetet e vendit të tij gjatë kryesimit të BE-së i përkasin politikës së jashtme, partneritetit me Europën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor.

30 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›