E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si akrepi

Brizida Gjikondi

brizida_gjikondi

Tashmë Berisha është rrethuar nga zjarri që ndezi vetë, zjarr bubulak që pashmangshëmdo  bëj që të jetë akrepi i rradhës, akrep që aplikoi tokën e djegur në cdo milimetër, e nuku ngop vec me tokën dhe vlerat e saj sipër dhe poshtë, por dogji cdo vlerë shpirtërore tëtrashëguar ndër shekuj qoftë dhe si vlerë morale. Zjarri i fundit që ka për të përcëllur derinë flijimin vethelmues është prekja përcarëse e Gjuhës Shqipe.

Tashmë Berisha si fenomen (jo si personazh) është i sfilitur por tërësisht për meritë tëzullumeve të vetvetes, Berisha nuk u mund, Berisha u lodh, u mbyt në llumin e vet, uvet’helmua si akrepi dhe kjo nuk më entuziazmon, gjithë’cka dhe gjithë’kush ka orën e vetbiologjike, cdo homologun e tij anti’shtetar e ka ngritur me këmbë pëerpjetë populli irevoltuar… opozitat zyrtare përgjithësisht nga’do janë të kapura nga të njëjtat biznese’oligarke’mafioze’grabitqare me qeveritë anti’popull, ndryshe kesi qeverish nuk do jakishin vënë shkelmin në fyt popullit rehat per 8 vjet.

Berisha dhe kasta antishqiptare që ngriti nuk mund tju ofroj më asgjë shqiptarvesidomos të këqia, ai ka cakitur fundin, sidomos me përcarjen djallëzore që ështëpërpjekur këtu e 20 vjet të aplikojë si mjet mistifikimi ndaj vetes por dhe si hakmarrjeshpellare për të qetësuar inferioritetin e tij që kurrë ska për tju qetësuar.

Për mua mbetet kriminale mistifikimi me kast që i bëri Berisha figurës së AhmetZogollit, piedestali ndaj një tradhëtari, vëllavrasësi e prosërbi historik personalisht eshikoj si një thikë në zemër të vlerave dhe atdhetarizmës por dhe si një model makabërndaj rinisëse kush vlerësohet në këtë dynjasic është fyes rrokanisja e inteligjencë dhekujtesës sonë kombëtare me justifikime se Zogolli u bë i poshtër nga halli(po ashtu dheBerisha)

Për mua mbetet kriminale injorimi i qëllimshëm që bëri dhe bën ndaj Rilindasve tëvërtetë shqiptarë të fillim shekullit që shkoi, ndaj Vlorës, Ismail Qemalit, Fan Nolit,luftëtarëve idealistë shqiptarë të luftës së dytë botërore, të shkatërrimit dhe përdhosjes tëhistorisë së tyre të lavdishme, të cdo pasurie kombëtare, shqyerjes dhe privatizimit të tyremafioz, si në asnjë vënd tjteër ish komunist.

Përqëndrimi i 3 pushteteve në një dorë tejet barbare, administrata injorante e korruptuardhe e politizuar në ekstrem bëjnë që Shqipëria mos jetë më n렠buzë të varrit port ë jetënjë varr I hapur.

Shqipëria e Berishës është vëndi ku alabakët kriminalë janë pasunarë dhe intelektualëtdinjitozë numërojnë kacidhet e mbijetesës, Shqipëria është vëndi ku një popull I tërëështë I mbarsur në histerizëm, ku mund të vritesh për një vijë uji dhe një vështrim tështrëmbër, ku policia konkuron krimin, ku fëmijët dhe rinia shkollohet dhe edukohet nëmënyrën më kaotike dhe antivlerë të mundshme, Shqipëria e Berishës është e shqyer nëcdo bregdet, lum, pyll, liqen të saj. Dhe kur shtron ndonjë rrugë a bën ndonjë KanalUjrash të zeza, mburret si Gjeli steril në majë të Qymezit.

Nuk dua dhe nuk mundemi më psikologjikisht të flasim për bëmat kriminale të këtij 8vjecari Berishian për mos shkuar në një 20 vjecar të plotë, pasi trishtimi, keqardhja,ankthi dhe pasiguria pushton cdo shqiptar, në këto prag zgjedhjesh kur goditjet imoralendaj kundërshtarit kanë filluar gati gati qesharake, me veshë të shkulur dhe hartimepatetike atërore shoh me mërziti një gjuhë vulgare, barbare, dhunë, dhunë që ta jep vechalli për të mbajtur skllevërit dhe pronat mafioze nën hyqëm.

Asnjë pushtet i fituar me djallëzi, krim, dhunë qoftë dhe në bashkëpunim me biznesmeëtqë pinë gji në cdo parti nuk ka jetëgjatësi, thuhet që këta biznesmenë, trojesh, Lalzi,karburantesh, minierash, Hecesh dhe Tecesh shpërndajnë rroga mujore si majtas dhedjathtas, ndaj opozita e faktuar dhe kurjoze ka vec zërin e Erjon Braces por pavarësishtkësaj e ritheksoj Berisha është mundur totalisht nga vetvetja, nga llumi që prodhoi mebollwk dhe tashmë po e mbytopozita zyrtare tashmë po pret vec rradhënjo meritën.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›