Si do të llogariten taksat doganore për makinat e përdorura
Tarifa e taksave për mjetet me më pak se 10 vite përdorim. Tarifa e taksave për mjetet me më shumë se 10 vite përdorim
Shaban Sulçe
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja për taksën doganore të automjeteve të përdorura. Një gjë e tillë është përcaktuar në udhëzimin numër 26 datë 4 shtator 2008 të Këshillit të Ministrave “Për taksat kombëtare”. Sipas këtij udhëzimi, taksa e importimit të mjeteve të përdorura do të paguhet nga importuesi i mjetit në momentin e zhdoganimit të tij, ku agjent tatimor për vjeljen e taksës do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nëpërmjet degëve të saj doganore. Taksat e këtyre automjeteve përcaktohet mbi bazën e dy kategorive në këtë udhëzim, të cilat janë automjete me 10 ose më shumë vite përdorimi si dhe automjete me më pak se 10 vite përdorimi.
Kategoria e parë
Sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave përcaktohen vlera e taksës për automjetet e përdorura, me më shumë se 10 vite përdorimi. Kështu për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave për transportin e jo më shumë se 20 personave përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 128.000 lekë. Po në këtë kategori, për mjetet e transportit me motor për transportin e më shumë se 20 personave përfshirë shoferin dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 160.000 lekë. Gjithashtu në këtë kategori tarifa e taksës për traktorët rrugorë do të jetë 40.000 lekë.
Kategoria e dytë
Edhe mjetet me më pak se vite përdorimi nuk do t’i shpëtojnë taksës që sanksionohet në këtë udhëzim të Këshillit të Ministrave, edhe pse tarifa e tyre është përcaktuar të jetë më e ulët, në krahasim me mjetet e kategorisë së mësipërme. Kështu për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e jo më shumë se 20 personave përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 80.000 lekë. Për mjetet e transportit me motor, për transportin e më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 100.000 lekë, ndërsa për traktorët rrugorë tarifa e taksës do të jetë 48.000 lekë.
Veturat
Për veturat llogaritja e kësaj takse do të bëhet sipas formulës taksë fikse, shumëzim cilindrata e motori, shumëzim koeficientin e viteve të përdorimit. Taksa fikse për çdo veturë me benzinë caktohet 20.000 lekë dhe për çdo veturë me naftë 25.000 lekë. Cilindrata e motorit është volumi i dhomës së djegies së motorit të shprehur në centimetër kub dhe jepet në certifikatën shoqëruese të mjetit. Vite përdorimi quhet diferenca ndërmjet vitit kur mjeti hyn në qarkullim të lirë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë, me vitet e prodhimit. Për shembull, llogaritja e taksës për një veturë tip “Benz 190” i prodhuar në vitin 2002 me naftë dhe i importuar në vitin 2007, bëhet si më poshtë:
Koeficienti sipas ligjit është 0.0029, cilindrata e motorit është 1930 centimetër kub, taksa fikse është 25.000 lekë. Shuma përfundimtare është 1930 x 25.000 x 0.0029 = 139 925 lekë.
Për një veturë të njëjtë, por që në momentin e zhdoganimit ka mbi 10 vetë prodhimi llogaritja e taksës bëhet si më poshtë:
Koeficienti sipas ligjit 0.0048, cilindrata 1930 dhe taksa fikse 25.000. Shuma përfundimtare është 1930 x 25.000 x 0.0048 = 231.600 lekë.
Tabela e taksave për automjetet me më shumë se 10 vite përdorim
Mjetet e transportit me motor me më pak 20 persona si dhe ato të mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 128.000 lekë
Mjetet e transportit me motor me më shumë se 20 persona si dhe ato të mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 160.000 lekë
Traktorët rrugorë që klasifikohen në kreun 8701 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, tarifa e taksës do të jetë 40.000 lekë
Tabela e taksave për automjetet me më pak se 10 vite përdorim
Mjetet e transportit me motor, me më pak se 20 persona si dhe ato të mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 80.000 lekë
Mjetet e transportit me motor me më shumë se 20 persona, si dhe ato të mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 100.000 lekë
Traktorët rrugorë që klasifikohen në kreun 8701 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, tarifa e taksës do të jetë 48.000 lekë
8 Tetor 2008