Zhduket në Kombinat gjimnazistja 15 vjeçe
22/04/2005 U tha prindërve në orën 08:00 të së martës "Nuk kthehem sot në shtëpi"
TIRANË- Sërish zhdukje të vajzave të mitura në kryeqytetin shqiptar. Kësaj radhe, sipas burimeve të komisariatit numër 5 në Komibat nuk ka të bëjë ndonjë i dashur apo histori me arratisje. Ka mjaftuar vetëm një fjali "Nuk kthehem sot" dhe dilema ende ka mbetur në dorën e 15-vjeçares së zhdukur Marsida Alushi, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin e Kombinatit. Dhimbja dhe ankthi që kanë pllakosur në familjen Alushi, pasqyrohet edhe në kërkesat e njëpasnjëshme të prindërve të tyre, në drejtim të ekspertëve të komisariatit, të cilët nuk kanë asnjë gjë për të thënë. Në fakt burimet policore thanë për gazetën, se nuk ka pistë, detaj, element apo të dhënë konkrete, që të çojë në zbardhjen e kësaj zhdukjeje. Duket se specialistët i ka intriguar fjalia, që babai i 15-vjeçares, Shefqet Alushi, 54 vjeç u ka thënë atyre në kallëzimin për humbjen e vogëlushes. "Më tha: Nuk kthehem sot" dhe iku në shkollë. Nuk kishim si të kuptonim se ajo nuk do të kthehej më në shtëpi"
Hetimet
Që pas marrjes së denoncimit, ekspertët e policisë kanë nisur menjëherë hetime intensive për gjetjen e Marsidës. Sipas burimeve policore, fillimisht kërkimet nisën në orën 12:00 të datës 20 prill të këtij viti, pikërisht tre orë pasi kishte bërë denoncimin. Agjentët dhe inspektorët kontrolluan në të gjitha klasat e gjimnazit të Kombinatit dhe morën në pyetje të gjitha shoqet e saj. Mirëpo, sipas burimeve të këtij komisariati askush nuk dinte gjë për vajzën. Madje, ajo kishte shkuar fillimisht në shkollë e më pas ishte larguar pa folur me askënd. "Doli nga klasa dhe nuk u kthye më "Kështu i është përgjigjur pyetjeve të policisë njëra nga shoqet e vajzës. Sakaq, nga dëshmitë e familjarëve dhe miqve e shoqeve të Marsidës, mësohet se vogëlushja nuk kishte të dashur, gjë e cila mund të krijonte dyshime rreth largimit të saj me të. Të gjithë e njihnin të miturën si një vajzë të urtë e të sjellshme, ndërsa notat e saj në shkollë, sipas policisë, ishin shembull për të gjithë nxënësit. Kërkimet ende vazhdojnë, ndërsa janë pyetur edhe persona të dyshuar, kryesisht banorë të lagjes, por gjithsesi hetimet ende nuk kanë nxjerrë në dritë asgjë konkrete. Liljana Velollari nga Yzberishti, 17 vjeçe, u largua një muaj më parë në Athinë me të dashurin e saj dhe u kapën në aeroportin e kryeqytetit grek.