Si do të vlerësohen për provimet maturantët e shkollave profesionale
Rregulli, provim të detyruar Matematikën dhe Gjuhë-Letërsinë.
Jonida Tashi
Maturantët e shkollave të mesme profesionale dhe social-kulturore, këtë vit, do të japin si provime të detyruara të Maturës, lëndët Gjuhë letërsi dhe Matematikë. Madje, Ministria e Arsimit ka përcaktuar se sa do të jetë përqindja e notave për provimet e detyruara për këta të rinj që do ti nënshtrohen këtë vit provimeve të Maturës shtetërore. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se këtë vit në Maturën Shtetërore 2008 është përcaktuar që edhe këta maturantë ti nënshtrohen këtyre provimeve. Këta nxënës zhvillojnë këto lëndë në vitet e para, të dyta, të treta të shkollimit të tyre të mesëm. Ndërkohë ka disa degë që zhvillojnë këto lëndë edhe në vitin e katërt, shkollat 5-vjeçare. Për të gjithë këta maturant MASH njofton se përqindja e notave të provimeve të detyruara (D1 dhe D2) për shkollat profesionale dhe social-kulturore do të jetë si më poshtë: Në shkollat profesionale: Letërsia 15 për qind, Matematika 25 për qind (të peshës së pikëve të Maturës); Në shkollat social-kulturore (përjashtuar shkollat pedagogjike): Matematika 15 për qind, Letërsi dhe Gjuhë shqipe 25 për qind(të peshës së pikëve të Maturës).
Studimet në shkollat jo publike
Maturantët e shkollave profesionale do të ndajnë 40 për qindëshin e provimeve të detyruara, sipas profilit (social a natyror), sipas përqindjeve të mëposhtme ku tregohen pesë komponentët e pikëve që të kualifikojnë për në shkollë të lartë. Ndërsa nxënësit e shkollave profesionale, që nuk do të vazhdojnë studimet në shkollat e larta publike, sipas MASH-it, duhet ti nënshtrohen dy provimeve të mëposhtme: Matematikë (Maturë Shtetërore) dhe Provim shkollor “Teori dhe praktikë profesionale”. Po ashtu, edhe nxënësit e shkollave social-kulturore, që nuk do të vazhdojnë studimet në shkollat e larta publike duhet të japin provimet e mëposhtme: Letërsi dhe Gjuhë shqipe ( Maturë Shtetërore) dhe Provim shkollor “Teori dhe praktikë profesionale”.
Përfundimi i mësimit në shkollat e mesme
Për vitet e fundit të shkollave të mesme të përgjithshme, që do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, viti mësimor 2007-2008 përfundon më 30 maj 2008. Për vitet e fundit të shkollave të mesme social-kulturore dhe tekniko–profesionale, që do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, viti mësimor 2007-2008 përfundon më 23 maj 2008. Provimet shkollore zhvillohen nga 24-31 maj 2008, duke pasur parasysh edhe Urdhrin Nr.344, datë 2.10.2007 “Provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në shkollat e mesme tekniko-profesionale dhe social kulturore ”. Viti shkollor reduktohet me dy javë mësimore. Periudha e zhvillimit të provimeve për sesionin e parë, për Provimet e Maturës Shtetërore është 01 qershor 2008-10 korrik 2008. Periudha e zhvillimit të provimeve për sesionin e parë, për Provimet Përfundimtare në shkollat profesionale 3-vjeçare dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare është 16 qershor 2008–1 korrik 2008.
MASH: “Pse maturantët duhet të testohen për Gjuhë-Letërsinë dhe Matematikën”
Nxënësit në shkollat e mesme duhet të marrin një kulturë të përgjithshme në përshtatje me zhvillimet e sotme
Me qëllim që të kemi një nxënës të formuar sa më mirë në kulturën e përgjithshme; në këtë rast do të jenë më të vëmendshëm ndaj kësaj lënde
Nxënësit e këtyre shkollave nuk diskriminohen, në krahasim me gjimnazistët, pasi do të kenë një koeficient po aq favorizues për fakultete të tjera, që ua jep pikërisht provimi më fjalë
Për ti ardhur në ndihmë maturantëve MASH-i ka nxjerrë udhëzimin, i cili cakton një mësues që do të bëjë konsultime një orë në javë për lëndët Letërsi/Matematikë dhe që do të paguhet nga shteti me orë plus
Këto shkolla kanë marrë që në tetor 2007 programet orientuese, të cilat përfshijnë konceptet kryesore të lëndëve, ndërsa maturantët e tjerë i kanë marrë në mars 2008 këto programe
Përqindja e notave për D1 dhe D2
Në shkollat profesionale: Letërsia 15 për qind, Matematika 25 për qind (të peshës së pikëve të Maturës)
Në shkollat social-kulturore (përjashtuar shkollat pedagogjike): Matematika 15 për qind, Letërsi dhe Gjuhë shqipe 25 për qind (të peshës së pikëve të Maturës)
Pikët që të kualifikojnë për në shkollë të lartë
Pikët që të kualifikojnë për në shkollë të lartë përbëhen nga pesë komponentë që janë:
Mesatarja e shkollës së mesme (20 për qind)
Provimi 1 i detyruar (D1, Gjuhë-Letërsi, 20 për qind)
Provimi 2 i detyruar (D2, Matematikë, 20 për qind)
Provimi 1 me zgjedhje (20 për qind)
Provimi 2 me zgjedhje (20 për qind)
Provimet përfundimtare në arsimin profesional
Në Arsimin Profesional 3-vjeçar dhe në nivelin e parë 3-vjeçar të shkollave profesionale 3+2-vjeçare provimet përfundimtare janë:
Formimi teorik profesional
Formimi praktik profesional
Tezat përgatiten nga shkollat
Datat për provimet caktohen nga drejtoritë e shkollave
10 llojet e shkollave të mesme
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili i përgjithshëm
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili natyror. (Në këtë grup të përfshihet edhe seksioni dygjuhësh francez në Korçë)
Shkolla e Mesme e Përgjithshme, Profili Shoqëror (në këtë grup të përfshihen edhe seksionet dygjuhëshe, italian dhe francez, në Tiranë, Shkodër dhe Korçë)
Shkolla Teknike Ekonomike 5-vjeçare
Shkolla Teknike Profesionale 5-vjeçare dhe 3+2-vjeçare
Shkolla Social-Kulturore e Gjuhëve të Huaja
Shkolla Social-Kulturore Artistike dhe Sportive
Shkolla Social-Kulturore Pedagogjike (4-vjeçare)
Shkolla e Mesme e Përgjithshme me Kohë të Shkurtuar
Shkolla Teknike-Profesionale me Kohë të Shkurtuar, që kanë dhënë provimet e Maturës Shtetërore
8 Prill 2008