E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre grupet kryesore të lëndëve ushqyese për organizmin



Kur mendon se ushqimi është karburanti me të cilin trupi ynë funksionon do të duhej të kishim më shumë njohuri për të. E vërteta e hidhur është se shumica as që e kanë idenë se çfarë hanë dhe fusin në trup çdo ditë pa marrë parasysh vlerat ushqimore. Fakti qëndron që informacioni mbi ushqimin që hamë nuk mësohet në shkollë apo në shtëpi nga prindërit. Është detyra e çdo individi të mësojë sa më shumë që të jetë e mundur për ushqimin, sepse sa më shumë njohuri të kesh dhe ta aplikosh aq më të shëndetshëm do jeni. Më poshtë ju di të njiheni me tre grupet kryesore të nutrienteve (lëndëve ushqyese) për të cilat organizmi ka më shumë nevojë. Ato janë: karbohidratet, proteinat dhe yndyrat. Trupi ka nevojë për të tre këto nutriente në mënyrë që të funksionojë normalisht. Le të marrim rastin e makinës meqë i referohemi ushqimit si karburant. Për çfarë ka nevojë motori i makinës që të funksionojë? Vaj, karburant dhe ujë. Pa ujë dhe vaj motorri digjet, ndërsa pa karburant nuk ecën. Njësoj si motori trupi ka nevojë për proteina, karbohidrate dhe yndyra.
Karbohidratet
Ato gjenden në dy forma. Karbohidrate të thjeshta dhe të përbëra. Karbohidratet e thjeshta si sheqeri përbëhen vetëm nga një molekulë glukoze. Karbohidratet e përbëra përbëhen nga një zinxhir i tërë molekulash sheqeri. Shembuj të karbohidrateve të përbëra janë buka, patatet, makaronat etj. Në çfarëdo formë që të jenë karbohidratet gjithmonë shpërbëhen në formën e tyre më të thjeshtë kur treten në trupin e njeriut. Karbohidratet përdoren nga trupi si burimi kryesor i energjisë. Jo vetëm muskujt, por dhe truri ka nevojë për energji që të funksionojë dhe të prodhojë mendimet dhe gjykimin. Format më të shëndetshme të karbohidrateve vijnë nga perimet dhe frutat sidomos ato që kanë dhe një nivel të lartë fibre në to. Perimet jeshile si rregull kanë më pak sheqer sesa ato me ngjyra të tjera si për shembull: karotat, misri dhe domatet. Por ka një rrezik shëndetësor nga konsumimi i tepërt i karbohidrateve. Kur karbohidratet konsumohen me shumicë ato dëmtojnë receptorët e insulinës në trup duke i bërë ato më rezistent ndaj insulinës dhe kjo mund të shkaktojë dhe diabetin si rezultat. Shumica e karbohidrateve të tepërta depozitohen si dhjam në trup duke rezultuar në ngritje peshe trupore dhe çdo rrezik tjetër që shoqërohet me mbipeshën. Më shumë se gjysma e popullsisë tonë konsumon më shumë karbohidrate sesa duhet. Mendoni gjithë bukën, patatet, pica dhe ëmbëlsirat që konsumojmë gjatë ditës. Jo vetëm që tashmë ne po konsumojmë një sasi të lartë karbohidratesh, por nga ana tjetër nuk po konsumojmë mjaft proteina gjatë ditës, e cila në vetvete shkakton një problem tjetër shëndetësor duke qenë i dëmshëm për trupin.
Proteinat
Proteinat janë njësia ndërtuese e muskujve. Proteinat nuk përdoren si energji, por janë të nevojshme për strukturat e qelizave të muskujve, hormoneve, enzimave etj. Proteinat përbëhen nga njësi më të vogla që quhen aminoacide. Aminoacidet janë tullat që ndërtojnë një proteine. Gjithsej janë 20 aminoacide, nga të cilat tetë janë esenciale, që do të thotë që trupi nuk i prodhon dot, por duhet që ti furnizohen me anë të ushqimit qe ne konsumojmë. Proteinat më të mira janë ato me origjinë shtazore si pula, viçi, gjeli, peshku, vezët, qumështi etj. Proteinat bimore janë më të dobëta si cilësi dhe shumica nuk i përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale. Personat me jetë aktive si atletët kanë nevojë për më shumë proteina sesa njerëzit që lëvizin pak dhe bëjnë një jetë sedentare. Sa herë që ne stërvitemi fibrat mikroskopike të muskujve shpërbëhen dhe trupi ka nevojë ti rigjenerojë në mënyrë që të bëhen më të fuqishme për të përballuar stërvitje më të forta. Një njeri normal ka nevojë për rreth 1 gram proteinë për çdo kilogram peshë trupore në ditë. Pra, një njeri që peshon 70 kg ka nevojë për 70 gram proteina në ditë. Ata që bëjnë stërvitje duhet të marrin më tepër se dyfishin e kësaj sasie pra 1.5-2.5 gram proteina për çdo kilogram peshë trupore në ditë. Për të plotësuar nevojat e trupit për proteina mund të përdorni proteina pluhur të gatshme që mund ti gjeni në shitje tashmë.
Yndyrat
Yndyrat janë nutrientet më të keqkuptuar nga publiku.
Por ato janë shumë të rëndësishme për trupin vetëm jo në sasinë e lartë që ne konsumojmë. Ka dy lloje yndyrash: të saturuara (të ngopura) dhe të pa-saturuara (të pangopura). Ndryshimi midis tyre qëndron në ndërtimin e tyre kimik, në hapësirën midis atomeve të karboneve dhe hidrogjenit. Yndyrat e ngopura nuk kanë hapësirë midis atomeve të karbonit dhe hidrogjenit, ndërsa ato të pangopura kanë hapësirë për tu lidhur me substanca të tjera në trup dhe janë më aktive nga ana biologjike. Qëllimi i vetëm i yndyrave të ngopura është djegia e tyre si energji. Për njerëzit që kanë nevojë vetëm për njohuritë bazë yndyrat e ngopura janë yndyrat e shëndetshme dhe si rregull gjenden në formë të lëngshme në temperaturën e ambientit si vaji i ullirit, ndërsa yndyrat e pangopura janë ato që shkaktojnë dëme në organizëm dhe si rregull gjenden në formë të ngurtë në temperaturë ambienti si gjalpi apo margarina. Disa lloje yndyrash janë esenciale dhe trupi nuk i prodhon dot. Ato janë acidi linoleik dhe acidi alfa-linoleik. Një burim shumë i mirë i këtyre acideve dhjamore është vaji i peshkut, vaji i ullirit dhe disa arra si lajthitë, bajamet etj. Një dietë e balancuar duhet të ketë rreth 15-20 për qind yndyrë nëse jeni person aktiv. Ndërsa për personat sedentarë përqindja duhet të jetë dhe më e ulët.

Disa këshilla ushqimore
Për të qenë sa më të shëndetshëm duhet që patjetër të hani mëngjes. Ai është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse e “ndez” metabolizmin e trupit dhe çdo mekanizëm në trup fillon të punojë. Sa më gjatë të presësh për të ngrënë mëngjes aq më i ngadaltë do të jetë metabolizmi. Për më tepër po të presësh sa të vijë dreka për të ngrënë do jesh aq i uritur saqë do hash më tepër se ç’duhet dhe trupi nuk do ta përballojë dot dhe do e depozitojë si dhjam energjinë e tepërt. Kjo e ul dhe më shumë metabolizmin dhe shkakton më shumë ngritje peshe trupore. Me çdo vakt që të hani, mundohuni të keni një pjesë karbohidratesh, dhe një pjesë proteinash në mënyrë që të ushqeni trupin me nutriente gjatë gjithë ditës. Qëllimi do jetë të hani diçka çdo 3-4 orë gjatë gjithë kohës që jeni zgjuar. Kini parasysh që të keni tre vakte normale (mëngjes, drekë dhe darkë) dhe tre vakte të vogla snak. Konsumoni gjithë karbohidratet e rënda gjatë mëngjesit dhe ditës, duke i lënë ushqimet e lehta si sallata për në darkë. Siç thotë një fjalë popullore: “Haje mëngjesin me mikun, drekën vetëm dhe darkën me armikun”. Mos konsumoni shumë ushqime të përpunuara. Ato gjenden zakonisht në Coca-Cola, ushqimet e konservuara etj. Këto ushqime kanë kimikate që quhen prezervues dhe që janë të dëmshme për trupin. Merrni gjithmonë një shtesë ushqimore (suplement) multivitaminë ose multimineral çdo ditë për ti dhënë trupit vitaminat që ndoshta nuk i merr me anë të ushqimit. Mos konsumon i ushqime me përqindje të lartë yndyre dhe sheqeri, sepse vetëm shtojnë dhjamin trupor. Pini sa më shumë ujë. Mos konsumoni shumë kripë apo ushqime të kripura. Evitoni ushqimet e skuqura, sepse janë të dëmshme për trupin. Ato mund të shkaktojnë sëmundje zemre dhe kancer. Të hash shëndetshëm nuk është e vështirë. Kushtojini vëmendje ushqimeve bazë si mishi, frutat, perimet, bulmetet, ujë etj. Këto janë burimet kryesore të nutrienteve bazë që e bëjnë trupin të fortë dhe të shëndetshëm.

Përgatiti: Jonida Tashi

Të rejat nga shkenca
Proteina që shmang problemet kardiake
Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteinë. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›