EAGLE, Vlora stacioni i radhës i pastrimit
24/05/2010 Nisma
Më se 300 nxënës të shkollës “Ali Demi” në Vlorë i janë bashkuar aksionit të Eagle Mobile “Një me natyrën”. Të shoqëruar nga drejtues të Eagle, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mjedisit, të rinjtë kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në shëtitoren kryesore të qytetit bregdetar dhe në rrugët dytësore. Ata janë nisur nga shkolla e tyre dhe e kanë përmbyllur aksionin në lagjen “Skelë” duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve vlonjatë.
“Projekti i madh i Eagle Mobile për mjedisin vazhdon. Jemi sot në Vlorë për të dhënë shembullin tonë dhe për të sensibilizuar në fillim këta të rinj, si dhe të gjithë qytetarët. Falënderojmë Ministritë e Arsimit dhe Mjedisit për mbështetjen e tyre të pakursyer”, tha Irida Bonati, Drejtore e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Eagle Mobile. Ndërsa Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit Fatmir Vejsiu theksoi se “Ky nuk është aksioni i parë. Kemi pasur edhe dy bashkëpunime të tjera të suksesshme në Durrës dhe Lezhë. Edhe pas Vlorës ne do të vazhdojmë aksionin edhe në qytete të tjera për të pastruar mjedisin dhe sensibilizuar qytetarët”.