Si i kanë vënë pasuritë milionerët e rinj të PS
ADI SHKEMBI
Deputetët e PS-së, përpara se të merrnin mandatin e zgjedhësve kanë regjistruar fitime të mëdha në aktivitetet e tyre private. Nga deklarimi i pasurisë pranë Inspektoratit rezulton se shumë prej tyre kanë qarkulluar nëpër duar qindra mijëra euro. Deputeti i qarkut të Lezhës, Armando Prenga ka deklaruar një apartament banimi me sipërfaqe 107 m2, me vlerë 50 mijë euro dhe një dyqan me sipërfaqe 115 m2, me vlerë 90 mijë euro. Në të njëjtën kohë, ai ka bërë një kontratë porosi me një shoqëri ndërtimi, për një sipërfaqe 400 m2 me vlerë 200 mijë euro. Gjatë aktivitetit të tij, para se të merrte mandatin e deputetit, Prenga ka deklaruar pronësinë e një shoqërie aksionere për prodhim inertesh, të cilës një firmë e quajtur “Gora” shpk i ka një borxh prej 491.600 euro, si rezultat i furnizimit me inerte. Gjatë vitit 2004, ai ka blerë një impiant inertesh, në shumën prej 50 mijë euro, që e ka shitur tre vjet më vonë me vlerë 450 mijë euro. Përveç këtyre të ardhurave, ai ka deklaruar se gjatë viteve 1993- 2004 ka regjistruar të ardhura nga emigracioni në Greqi, 250 mijë euro. Një pasuri të konsiderueshme ka regjistruar edhe deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani. Ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 80 m2 dhe verandë 60 m2, me vlerë 93.125 USD, nga të cilat 3.9 milionë lekë të reja i ka marrë nga shitja e një apartamenti tjetër. Gjithashtu, ai ka deklaruar një shtëpi tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 128 m2, të cilën e ka fituar si rezultat i punës së kryer si konsulent juridik pranë kompanisë që ka ndërtuar pallatin. Dogjani ka blerë një garazh në Tiranë, me vlerë 12 mijë euro, si dhe dy autovetura me vlerë 500 mijë lekë dhe 200 mijë lekë. Deputeti i PS ka regjistruar një pasuri prej 150 mijë euro, të krijuara ndër vite nga kursimet familjare si rezultat i punës si avokat dhe të ardhurat e bashkëshortes. Në të njëjtën kohë, pak më poshtë ai ka deklaruar të ardhura të bashkëshortes si zyrtare e OSBE-së, që nga viti 1996 një shumë prej 200 mijë euro. Deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu ka deklaruar në formularin e saj një apartament prej 113 m2, me tokën e dhuruar nga e ëma, në shumën prej 2 milionë lekë dhe makinë që ka kushtuar 15 mijë euro. Ajo ka pasur një veprimtari private, kabinet mjekësor, me vlerë 37 mijë euro dhe pajisje 30 mijë euro, të cilat janë marrë me hua. Spahiu ka deklaruar një kontratë sipërmarrje për një apartament në Qerret, për shumën 48 mijë euro.
Pasuritë e deputetëve të PS
Enkelejda Shkreli
- Apartament banimi 2+1 140.8 m2+ 12.7 bashkëpronësi 5.6 milion lekë, parkim 450 mijë lekë
- Banesë 2+1 në Berat, sip. 69.9 m2 1 milion lekë
- Banesë 3+1 (me qira vjetore shoqërisë Eurocool) në Golem, vlera 57 mijë euro, qira 30 mijë lekë/vit
- Trual Mjull- Bathore 3.000 m2 90.000 euro (pjesë e mbetur nga 9.000 m2 të blera në 13.02.2001- vlera fillestare viti 2001 0.5 milion)
- Automjet tip BMë vlera 8500 DM (viti 2000)
- Automjeti i bashkëshortit Land Rover, vlera 600.000 lekë (viti 2002)
- Bizhuteri të familjes, trashëguar nga gjyshja, dhe vepra arti 25 mijë euro
- Paga vjetore deri në shkurt 2010 nga Qendra e Studimeve Albanologjike 600.000 lekë
- Pedagoge e jashtme në UET 2007- 09 6300 euro
- Honorare leksione në Inst. Orient Napoli 2.000 euro
- Honorare nga artikuj në periodikë dhe revista shkencore 70.000 lekë
- Paga e bashkëshortit si pedagog në Univer. UFO dhe UAT 400.000 lekë
- Paga nga Fondi Shqiptar për Monumentet 200.000 lekë
- Honorare nga artikuj në periodikë dhe revista 30.000 lekë
- Honorare si anëtar i KRRT 4 mijë/ mbledhje
- Cash 88 mijë euro
Fatos Tushe
- Shtëpi banimi 2 kate 118 m2 dhe 120 m2 në Lushnje. Kati i parë trashëgimi, kati i dytë i ndërtuar në 1993 me vëllain, vlera 3.500.000 lekë
- Apartament banimi me sip. 60 m2 në Durrës, vlera 1.900.000 lekë. Burimi: të ardhurat nga biznesi si person fizik
- Lokal 28.6 m2 në Lushnje, vlera 1.720.590 lekë. Burimi: kredi pranë NBG 185.000 euro
- Lokal me sip 79 m2 në Lushnje me vlerë 4.752.680 lekë. Burimi: kredi pranë NBG 185.000 euro
- Apartament banimi me sip. 70.38 m2 në Lushnje, vlera 2.822.731 lekë. Burimi: kredi pranë NBG 185.000 euro
- Tokë me sip. 500 m2 në Voskopojë 50%, vlera 1.500.000 lekë
- Autoveturë tip Mercedes- Benz vlera 850.000 lekë
- Huadhënie një personi fizik në shumën 70.000 euro me burim nga shuma e kredisë e marrë në NBG.
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 36.000 lekë
- Kredi për blerjet e shënuara më sipër, pranë NBG Bank në shumën 185 mijë euro, me afat 20 vjet. Shlyerja fillon më 12.03.2008 dhe përfundon në 11.02.2028 me këst mujor 1.229 euro. Shuma e detyrimit që ka mbetur 172.942 euro
Armando Prenga
- Apartament banimi me sip 107 m2 me vlerë 50 mijë euro
- Dyqan me sip 115 m2 me vlerë 90 mijë euro
- Garazh me vlerë 8 mijë euro
- Kontratë porosi me shoqëri ndërtimi me sip 400 m2 me vlerë 200 mijë euro
- Zotërim 100 % të aksioneve të shoqërisë “Mondi 09” shpk për prodhim dhe furnizim inertesh
- Firma Gora shpk më ka borxh 491 600 euro si rezultat i furnizimit me inerte të palikujduara.
- Të ardhura nga emigracioni nga viti 1993-2004 në Greqi, në vlerën 250 mijë euro
- Kam blerë impiant inertesh në Tiranë në shumën 50 mijë euro, në vitin 2004 dhe e kam shitur në vitin 2007 për 450 mijë euro
Ditmir Bushati
- Apartament banimi me sip 103 m2 në Farkë, blerë në 2008 me të ardhura nga puna si konsulent, bashkë me bashkëshorten për 42 mijë euro
- Depozitë në Credins 6.940 dollarë, nga puna si konsulent
- Depozitë Intesa San Paolo Bank 16.721 dollarë, me të ardhura nga puna si konsulent
- Depozitë 2.620 euro me të ardhura si konsulent
- Depozitë 35 mijë lekë, me të ardhura nga mësimdhënie dhe honorare
- Makinë Volsvagen, blerë në 2009 për 7.500 euro me të ardhura nga konsulenca dhe shitja e makinës së parë për 300 mijë lekë
- Studiues për KFOS në 2010, 1 mijë euro
- Lektor tek “Luarasi”, 50 mijë lekë
- Lektor, 400 euro
- Dieta të përfituara 40 mijë lekë
- Bashkëshortja si eksperte e EURALIUS 4.700 euro
- Bashkëshortja, konsulentë për 4 mijë euro
- Bashkëshortja, mësimdhënie për 30 mijë lekë
- Aida Bushati, bashkëshortja, apartament banimi me sip 75 m2 në Kavajë, blerë në vitin 2009 për 38.220 euro me të ardhura nga konsulenca
- Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank 17 mijë euro
- Llogari rrjedhëse 4 500 dollarë
- Llogari në emër të vajzës, 650 euro
Klodiana Spahiu
- Apartament banimi me sip 113 m2, dhuruar toka nga e ëma me vlerë 2 milionë lekë
- Makinë volsvagen me vlerë 15.200 euro
- Llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo, 1 milionë lekë
- Kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti në Qerret për 48 mijë euro me të ardhura të kursyera
- Depozitë bankare ne Alpha Bank, bashkë më bashkëshortin me të ardhura nga aktiviteti privat në masën 40 mijë euro
- Depozitë bankare në lekë, 1.7 milionë lekë
- Kam pasur veprimtari private, kabineti mjekësor me sip 74 m2, me vlerë 37 mijë euro dhe pajisje 30 mijë euro që janë blerë me hua. - Jam e angazhuar në mësimdhënie
- Detyrime financiare bankës Aplha Bank në masën 20 mijë euro
Damian Gjiknuri
- Apartament 151 m2, i paregjistruar, i blerë me kursime dhe -kredi 5 milionë lekë, në vlerën 7 milionë lekë
- Apartament 65 m2 i paregjistruar në Himarë i blerë me kursime për 28 mijë euro
- Apartament 89 m2 i përfituar nga privatizimi, 26 100 lekë
- Dyqan 50 m2 i blerë për 125 mijë euro nga të cilat janë paguar 86 800 euro, i blerë me të ardhurat nga puna dhe interesat bankare në bono thesari
- Aksione në Eurosig në vlerën 7.8 milionë lekë, krijuar nga të ardhurat në vite dhe dividenti i aksioneve
- Bono thesari në afat 1 vjeçar, 5 milionë lekë
- Llogari rrjedhëse, 111.000 lekë
- Llogari rrjedhëse 3.500 euro
- Detyrim financiar ndaj meje nga një shtetas privat, 24 mijë euro
- Llogari rrjedhëse nga mësimdhënia, 25 mijë lekë
- Makinë volsvagen 500 mijë lekë
- Aksione IMMOAIR 100 mijë lekë
- Aksione AB Group 33 mijë lekë
- Anëtar bordi në Eurosig, 100 mijë lekë
- Mësimdhënie në Marin Barleti, 30 mijë lekë interesa nga llogaria, 450 mijë lekë
- Paga e bashkëshortes, për vitin 2010, 260 mijë lekë
- Detyrim për pagesën e një kredie, 2.840 000 lekë
- Këst për blerjen e dyqanin, 38 200 euro që duhet paguar deri në janar 2011
- Bashkëshortja, blerë makinë me leasing për 26 mijë euro me 369 euro në muaj si këst.
Arben çuko
- Shtëpi banimi sip. 78 m2, kredi në Bankën Raiffeisen 5.000.000 lekë
- Shtëpi banimi sip. 50 m2, ndërtuar me të ardhurat në vitin 2004, në Lushnje, vlera 800.000 lekë
- Cash në banesë, të krijuara nga punësimi si këshilltar pranë Qeverisë së Kosovës 28.000 euro
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes, ekonomiste në ISKSH, 540.000 lekë
- Kredi për strehim në “Raiffeisen” me vlerë 5 milion lekë në vitin 2002. Shuma e detyrimit e pashlyer ende 3.200.000 lekë
Asllan Dogjani
- Nga një sip. ndërtimi 80 m2 dhe verandë 60 m2 kam blerë në vitin 2009, 36% të kësaj sipërfaqe ose 51.84 m2 sipas kontratës bashkëlidhur, me të ardhura nga shitja e shtëpisë së mëparshme, puna si avokat, konsulent ligjor dhe puna e bashkëshortes, vlera 93.125 USD
- Shitur apartament i mëparshëm në shumën 3.900.000 lekë
- Apartament banimi në Tiranë me sip. 128.4 m2 në vitin 2006, fituar pa shpërblim nga firma “Proti- Al” shpk, si rezultat i konsulencës juridike që i kam dhënë kësaj firme.
- Garazh për një makinë në Tiranë 12.000 euro
- Autoveturë Benz blerë në vitin 2008 500.000 lekë
- Autoveturë BMë, blerë në vitin 2003 200.000 lekë
- Depozitë në Raiffeisen 15.000 usd
- Depozitë në Raiffeisen 2.200 euro
- Depozitë në Intesa San Paolo 944 euro
- Gjendje cash, krijuar ndër vite nga kursimet familjare, si rezultat i punës sime si avokat, konsulent ligjor dhe puna e bashkëshortes si zyrtare ligjore e OSBE 150.000 euro
- Sip. Toke 3.000 m2 në Kukës e trashëguar
- Të ardhura nga puna si avokat 2005- 2009 4.267.000 lekë
- Të ardhura nga puna e bashkëshortes si zyrtare e OSBE brenda dhe jashtë vendit që prej vitit 1996 200.000 euro
- Dhuratë në vite nga familjarët e mi dhe të bashkëshortes 25.000 euro