Si mund të parandalohet prostata, dietat dhe mjekimet që duhet të bëjnë pacientët
Prostata është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Për këtë arsye shifra gjithmonë e në rritje vazhdojnë të raportojnë mjekët urologë përsa i përket kancerit të prostatës. Kështu sipas statistikave në vendin tonë rreth
150 persona numërohen të prekur gjatë një viti nga kjo sëmundje. Ndërkohë, sipas mjekëve shqiptare meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës. Sipas një studimi të bërë kohë më parë nga mjekët urologë të Qendrës Spitalore Universitare gjatë 10 viteve të fundit, ku u morën në studim 299 raste, u vu re se vetëm 12 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 50-60 vjeç. Ndërsa 48 për qind e të sëmurëve ishin me shkallë moshore 60-70 vjeç dhe pjesa tjetër mbi 70 vjeç. Pra, këto të dhëna na çojnë në përfundimin se kanceri i prostatës gjendet kryesisht dhe prek moshat e kaluara mbi 60 vjeç. Për të informuar publikun gazeta SOT ka vënë nq dispozicion të personave të interesuar për sëmundjen e prostatës një intervistë me Prof. Dr Kim Drasa, Doktori i Shkencave Mjekësore dhe njëkohësisht Nën kryetari i Shoqatës së Urologëve Shqiptarë, e anëtar i Shoqatës Europiane e Botërore të Urologjisë. Sipas specialistit një prej masave të cilat do të reduktoni ndjeshëm e në një farë mase do të parandalonin këtë sëmundje janë dietat të cilat duhen ndjekur me korrektesë nga personat e sëmurë. (bishtajat), janë perimet të cilat duhet të jenë patjetër në dietat e personave të sëmurë ku ndër to më i rëndësishmi është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Përpos kësaj fruti i shalqinit dhe domatja si perime reduktojnë 35% për qind rrezikun e CaP. Përveç te tjerash në intervistën me Prof, Dr Kim Drrasa të gjithë të interesuarit do të informohen edhe për mënyrën se si duhet mjekuar kjo sëmundje.
- A ka shumë raste me kancer të prostatës në botë?
Kanceri i prostatës (CaP), një sëmundje e zakonshme tek meshkujt, po pëson një rritje të madhe. Afërsisht, 680 mijë raste janë diagnostikuar dhe 221 mijë burra vdesin nga kjo sëmundje çdo vit në botë. Shoqata amerikane e kancerit njoftoi që në vitin 2006 ka pasur 234.460 raste të reja dhe rreth 27.300 vdiqën nga kjo sëmundje. Kuptohet që parandalimi i CaP, është një arritje logjike për të reduktuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga CaP.
- Çfarë analizash duhet të bëhen për të zbuluar sa më shpejt CaP?
Në Amerikë çdo vit burrat mbi 50 vjeç, matin PSA-në, si dhe bëjnë ekzaminimin me gisht të prostatës (DRE). Kjo duhet të bëhet edhe në Shqipëri. Duhet të kihet parasysh që burrat që kanë pasur babanë ose vëllanë me CaP, rrezikojnë dy herë më shumë dhe ekzaminimet duhet ti fillojnë në moshën 45 vjeçare. Përveç faktorit gjenetik në shkaktimin e kancerit të prostatës luan rol edhe faktori social dhe mjedisor, veçanërisht dieta dhe mënyra e jetesës. Kërkimet e fundit kanë treguar që një dietë e përcaktuar dhe përdorimi i disa preparateve mund të ulin riskun për CaP ose të ndihmojnë në një progresion të ngadalshëm të sëmundjes.
- Çfarë diete duhet të përdoret për parandalimin e CaP?
Dietat që përdorim në këtë rast janë: Isoflavonet (bishtajat), këtu më i rëndësishëm është Soja e cila gjatë studimit ka treguar që ka aktivitet antiproliferative mbi qelizat e CaP. Një studim i madh epidemiologjik ka demonstruar që CaP është i lidhur inversisht në lidhje me marrjen e Sojës. Lycopene: gjendet tek domatja dhe shalqini. Një studim me 47 mijë persona u pa që përdorimi i shalqinit dhe domates reduktoi 35% rrezikun e CaP. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP. Selenium: të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për CaP. Kur merret nga goja është verifikuar që akumulohet nga prostata. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm. Personat që përdorin selenium kanë 49% reduktim të rrezikut nga kanceri i prostatës. Ky merret sipas rastit 50-100-150 mg në ditë. Vitaminat: Vitamina E. Alfa- tecoferoli është forma më aktive e vitaminës E, e cila shfaq veti antiproliferative dhe antioxidante. Vitaminat E, ul rrezikun për CaP në 32%, në krahasim me ata që nuk e marrin. Duke parë këto rezultate të Seleniumit dhe vitaminës E, ka filluar një studim ndërkombëtar ku janë përfshirë 32.400 burra të shëndoshë që do studiohen për 12 vjet. Që në vitin 2000 në Itali, ka filluar një studim për rolin e Katekineve të çajit jeshil, në parandalimin e CaP. Kombinimi i të 7 agjentëve: Soja, Katekinë, Vitaminat E dhe D3, Selenium, Zink e Lykopeni, ka treguar që ulin PSA në 60% në pacientët e rinj me rrezik për CaP.
- A ka medikamente për këtë problem?
Fatmirësisht ka. Agjentet hormonal: Lidhja midis 5alfa- reductaze dhe rrezikut për CaP ka filluar të përcaktohet nga disa studime që nga viti 1990. Burrat japonezë të cilët kanë incidencën më të ulët për CaP është parë që kanë ulje të ndjeshme të 5afla-reductazës, në prostatën e tyre. 5alfa-reductaze është një enzimë që katalizon shndërrimin e Testisteronit në Dihyrdrotestosteron (androgjeni më aktiv). Ka dy tipa të 5alfa-reduktazës. Tipi 1- duket që është predominant në qelizat e CaP ndërsa tipi 2 është prediminat në zmadhimin beninje të prostatës (BPH). Finasteridi është inhibitor i tipit 2 të enzimës 5alfa-reductaze dhe ka qenë vlerësuar si një agjent kimiopreventiv. Studimi për preventivin e CaP është kryer në 18.882 burra për një periudhë 7 vjeçare, burrat me moshë mbi 55 vjeç, serum PSA