E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si përcaktohet masa e pensionit për ushtarakët me shumë fëmijë

Vendimi që merret për llojet e pensioneve sipas kërkesave

Laureta Rryçi

Tiranë - Vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakëve merret nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore. Në vendimin për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensioneve suplementare të ushtarakut caktohet lloji i pensionit dhe afati i pagesës. Vendimi bazohet në dokumente të sakta, të lëshuara vetëm nga organet kompetente, në formën e caktuar dhe pa korrigjime. Veprimet dhe parimi i kërkesës së dokumenteve, shqyrtimi dhe plotësimi i vendimit për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe të pensioneve suplementare të ushtarakut kryhen nga inspektorët e sigurimit suplementar të ushtarakëve. Kur dokumentet janë të rregullta dhe plotësojnë të gjitha kushtet, kryhen veprimet për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionit suplementar të ushtarakut në fletën e posaçme të përllogaritjes. Pas këtyre veprimeve plotësohet vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionit suplementar të ushtarakut në fletën e posaçme të vendimit të caktimit të pensionit, me të gjitha kërkesat që ka formati përkatës.
Vendimi
Vendimi merr numrin e regjistrit të kërkesës në regjistrin e kërkesave për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pension suplementar të ushtarakut, ndërsa si datë shënohet ajo e plotësimit të vendimit. Për pensionet suplementare familjare të ushtarakëve, në pjesën e posaçme të vendimit shënohen fëmijët e lindur dhe të rritur deri në moshën 18 vjeç ose anëtarët e familjes që përfitojnë pension suplementar familjar të ushtarakëve. Në vendim caktohet dhe afati i pagesës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ose pensionit suplementar të ushtarakut si vijon: *Për pensionet e parakohshëm për vjetërsi shërbimi deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Për pensionet suplementare të pleqërisë dhe për pensionet suplementare familjare të ushtarakut në rastet kur anëtari i familjes që përfiton është mbi moshën që përcakton Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, caktohet i përhershëm. Pensioni suplementar i invaliditetit i ushtarakut deri në datën e mbarimit të afatit të caktuar, të vlerësimit të aftësisë për punë, përcaktohet me vendim të KMCAP. Për pensionet suplementare familjare të ushtarakut për jetimët, afati i pagesës është deri në datën kur jetimi më i madh plotëson moshën 18 vjeç dhe për ata që janë mbi moshën 18 vjeç dhe vazhdojnë shkollën deri në datën e fillimit të vitit të ri shkollor, por në asnjë rast me tej se data e plotësimit të moshës 25 vjeç.
Familja
Kur anëtarët e familjes që gëzojnë pension suplementar familjar të ushtarakut kërkojnë që ai të ndahet dhe të paguhet i veçantë, nuk merret tjetër, por në vendimin e marrë bëhen shënimet për ndarjen e pensioneve. Në këto raste nuk hapet dosje e veçantë, por vetëm plotësohet kartelë, urdhër-pagese e librezës së pensionit suplementar të ushtarakut, e veçantë për aq sa është ndarë ky pension. Këto mbajnë të njëjtin numër të pensionit
suplementar familjar të ushtarakut me fraksione “a”, “b” etj.
Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pensionit suplementar të pleqërisë, suplementar të invaliditetit ose njëri nga anëtarët e familjes që merr pension suplementar familjar banojnë në një rreth tjetër dhe kërkon që ky pension t`i paguhet në atë rreth, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të rrethit përkatës që ka caktuar pensionin, me kërkesën me shkrim të të interesuarit, bën ndarjen e tij. Më tej plotëson kopjen e vendimit për caktimin e pensioneve, të firmosur e vulosur sipas rregullave dhe ia dërgon Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të rrethit ku banon i interesuari. Vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionit suplementar të ushtarakut nënshkruhet nga inspektori i sigurimit suplementar të ushtarakut, përgjegjësi i përfitimeve suplementare, miratohet nga Drejtori, njëkohësisht vuloset dhe me vulën e drejtorisë. Ne vendim nuk lejohet të bëhen korrigjime.
Pas miratimit vendimi regjistrohet në regjistrin themeltar të pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensioneve suplementare të ushtarakëve, plotësohet urdhër-pagesa, kartela personale dhe libreza e pensionit të parakohshme për vjetërsi shërbimi ose libreza e pensionit suplementar të ushtarakut. Pas kryerjes së këtyre veprimeve dosja kalon për firmë të kryetari i degës së financës. Kur kërkesa për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose për pension suplementar të ushtarakut refuzohet, i interesuari njoftohet brenda 20 ditëve nga marrja e
vendimit duke i kthyer dokumentet që ka paraqitur. Në këtë rast, në regjistrin e kërkesave për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionet suplementare të ushtarakut
shënohet data dhe shkaqet e refuzimit, ndërsa korrespondenca ruhet në një dosje të veçantë sektorit të sigurimit suplementar të ushtarakut.

Regjistrimi i vendimit dhe hapja e dosjes personale

Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi si dhe pensionet suplementare të ushtarakëve që jepen sipas Ligjit Nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë të ushtarakëve, regjistrohen në regjistrin themeltar të pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensioneve suplementare të ushtarakëve, në të cilin shënohet emri, atësia, mbiemri i pensionistit dhe të gjitha të dhënat e tjera që mban regjistri, numri rendor i regjistrit, dhe kodi përkatës që ka pensioni në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore. Kur pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensioni suplementar i ushtarakut i regjistruar njëherë pëson ndryshime, p.sh. kalon nga një lloj pensioni në një lloj tjetër, lë pensionin e hyn në marrëdhënie pune dhe më vonë i lind e drejta për të marrë pensionin e të njëjtit lloj, nuk regjistrohet me numër të ri, por vazhdon të mbajë numrin që ka pasur. Për të pasqyruar këto ndryshime në regjistër për çdo pension të regjistruar lihen 5 rreshta bosh.

Në dosjen e pensionit ruhen këto dokumente:
Vendimi i caktimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, ose pensionit suplementar të ushtarakut.

Kërkesa me të gjitha dokumentet e regjistruara në të, që kanë shërbyer për caktimin e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi ose pensionit suplementar të ushtarakut dhe të gjitha dokumentet që merren here pas here për të provuar vazhdimësinë e pagesës së këtij pensioni.

Kur pensionisti kalon nga një lloj pensioni në tjetrin, dosja, së bashku me kartelën e pensionit të mbyllur, ruhet në dosjen e pensionit që vazhdon të paguhet. Gjithashtu në dosje ruhen dhe kartelat e tjera që ka mbaruar plotësimi i shkarkimit të pagesës së pensionit.

Dokumentet në dosje mbahen të sistemuara sipas llojit të renditjes kronologjike.

Dosjet e pensionit, librat e regjistrat mbahen në arkiva të posaçme të siguruara sipas rregullave të caktuara, të sistemuara sipas llojit e numrit rendor dhe ruhen përgjithmonë.

22 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›