Si plotësohen formularët për të kërkuar kompensim financiar për pronën
Vendimi parashikon kompensimin e pronës nëpërmjet paraqitjes së prokurës
Drejtues të Agjencisë së Pronave kanë deklaruar se procesi i kompensimit financiar për fondin 600 milionë lekësh, të parashikuar për vitin 2009, do të fillojë brenda muajit shtator. Ndaj dhe është e rëndësishme që personat e interesuar në këtë proces të njohin mënyrën se si plotësohen dy formularët që janë pjesë e dosjes së çdo ish-pronari që kërkon të përfitojë nga procesi i kompensimit financiar. Në vendimin e miratuar nga qeveria mbi procedurat për ndarjen e fondit janë parashikuar dhe dy modele formularësh që duhet të plotësojnë ish-pronarët. Formulari i parë ka të bëjë në rastet kur kompensimi financiar lidhet me një pronë që ka shumë pronarë dhe këta të fundit ngarkojnë një person nëpërmjet prokurës për t’i përfaqësuar ligjërisht. Ndërsa formulari i dytë konfirmon gjendjen juridike të pronës për të cilën ish-pronarët kërkojnë të përfitojnë nga fondi për kompensim.
Formulari 1
Personi që disponon prokurën në këtë formular duhet të plotësojë vendet që përkojnë me emrin, atësinë dhe mbiemrin. Më pas duhet të plotësojë vendet që lidhen me adresën, qarkun, rrethin, qytetin apo fshatin. Duhet të përcaktojë qartë vendbanimin si dhe numrin e telefonit. Më pas, në emër të trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, sipas prokurës që disponon, ky person deklaron se në rast se nuk shpallet fitues sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për kompensimin financiar në të holla për vitin 2009, tërhiqet nga kërkesa e paraqitur. Ky person duhet të deklarojë se heq dorë nga e drejta e parablerjes për sipërfaqen e kompensuar në rast se shpallet fitues në këtë aplikim. Në formular parashikohet që personi duhet të deklarojë se nuk ka fituar nga kompensimet e mëparshme financiare, nuk ka përfituar kthim fizik të pronës, si dhe nuk ka përfituar tokë nga Ligji Nr. 7501. Personi gjithashtu duhet të deklarojë se nuk është në proces gjyqësor apo në proces shqyrtimi të ndonjë ankimi administrativ që lidhet me pronën për të cilën kërkon kompensim. Ai duhet të deklarojë se të gjithë trashëgimtarët që përfaqëson në prokurë janë gjallë apo kanë vdekur. Kjo deklaratë i bashkëngjitet kërkesës së bërë për kompensimin financiar dhe firmoset nga deklaruesi. Në fund të formularit është shënuar që paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e fakteve sjell përjashtimin e menjëhershëm nga procesi i kompensimit financiar si dhe nisin procedurat për ndjekje penale.
Formulari 2
Vendimi përmban dhe një formular, i cili konfirmon gjendjen juridike të pronës për kompensim. Ky formular plotësohet nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme pasi kanë kryer verifikimet në terren. Zyrtarët e ZVRPP-ve, pasi kanë kryer verifikimet e nevojshme, konfirmojnë lidhur me të dhënat e subjektit të shpronësuar apo trashëgimtarët e atij që ka aplikuar për kompensim financiar për vitin 2009. Zyrtarët më pas shënojnë emrin e subjektit të shpronësuar, numrin dhe datën e vendimit për kthimin dhe kompensimin e pronës, vlefshmërinë e vendimit përkatës në ZVRPP. Më pas shënojnë verifikimin e ndryshimit të gjendjes juridike të pronës nga çasti i daljes së vendimit të paraqitur nga subjekti përkatës: verifikimin nëse subjekti i shpronësuar apo trashëgimtarët e tij kanë regjistruar ushtrimin e së drejtës së parablerjes si dhe verifikimin nëse subjekti i shpronësuar ka regjistruar pronë të përfituar me kthim nga vendimet e mëparshme. Të gjitha këto konstatime bëhen pjesë e dosjes së ish-pronarëve dhe më pas shqyrtohen nga ekspertët e AKKP-së në qendër, të cilët përzgjedhin dosjet e rregullta për procesin e kompensimit financiar.
Kompensimi financiar sipas radhës kronologjike
Sipas vendimit, subjektet e shpronësuara, prona e të cilave është njohur e gjitha për kompensim, do të kompensohen sipas radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit, vetëm nëse nuk kanë përfituar nga kompensimet e mëparshme, nga kthimi fizik i pjesshëm i pronës, nga e drejta e parablerjes dhe nga zbatimi i Ligjit Nr. 7501. “Në rastin e vendimeve, të cilat janë ndryshuar pjesërisht, për efekt klasifikimi do të merret numri dhe data e vendimit bazë, që është më i hershëm në radhë kronologjike për njohjen, kthimin dhe kompensimin e asaj prone. Kompensimi të bëhet vetëm për deri 200 m2 të sipërfaqes truall, të caktuar për kompensim, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së miratuar, sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet”, - shkruhet në vendimin e qeverisë. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur edhe për të gjithë ata që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e procesit të aplikimit për kompensim financiar. Në të njëjtën kohë, personat që kanë dokumentacion të mangët sa i përket hartografive, mund të paraqiten në çdo moment pranë kësaj agjencie me një kërkesë për saktësimin e hartave. Vetëm kështu ata mund të kenë mundësi që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të radhës.
Fondi i parashikuar nga qeveria deri në 2011-n
Rreth 2,1 miliardë lekë parashikon të shpenzojë qeveria deri në vitin 2011 për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Në programin buxhetor afatmesëm theksohet se nga viti në vit shifra e ish-pronarëve që do të përfitojnë të holla do të jetë rreth 500, ndërsa fondet do të shtohen rreth 100 milionë çdo vit. Në vitin 2009 kjo shifër është miratuar tashmë në vlerën 600 milionë lekë të rinj, për vitin 2010 kjo shifër do të arrijë në 700 milionë lekë dhe në vitin 2011 plot 800 milionë lekë do të vihen në dispozicion të ish-pronarëve. Sipas programit, politikat konsistojnë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë së subjekteve të shpronësuara nëpërmjet njohjes së pronës, kthimit dhe kompensimit fizik e financiar.
22 Gusht 2009