E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të votojmë, 500 milionë lekë për reklamat



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të gjitha detajet e fushatës sensibilizuese për qytetarët shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme. Kështu, do të transmetohen spote në mediat vizive dhe të shkruara, të cilat do të informojnë votuesit. Sipas buxhetit, është parashikuar një shpenzim prej 500 milionë lekësh të cilat do të shpenzohen për këtë fushatë sensibilizimi. Sipas KQZ-së, objektivi kryesor i kësaj fushate është përgatitja sa më cilësore e materialeve ndërgjegjësuese dhe informimi i zgjedhësve në detaje për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve, orarin dhe rregullat se si duhet të veprojnë. Hapi i parë për ndërgjegjësimin e zgjedhësve do të nisë me njoftimet në media, të cilat do të sqarojnë të gjithë zgjedhësit për mënyrën e re të votimit. Një vëmendje të veçantë KQZ-ja do t'u kushtojë edhe të rinjve, të cilët do të votojnë për herë të parë. Projektvendimi për “Fushatën e edukimit të zgjedhësve, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet mediave të formave të shkruara dhe mediave audio-vizive”, do të miratohet javën e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›