Si u përdorën Tirana dhe Beogradi në lojën mes Hrushovit dhe Mao Ce Dunit
Gazeta amerikane analizon raportet e tensionuara mes Moskës dhe Pekinit. Shqipëria dhe Jugosllavia “përdoren” në lojën e madhe të superfuqive
C.L. Sulzberger
MEKSIKO – Jo të gjithë ushtruesit e zellshëm të Kremlinologjisë, një pseudoshkencë e fshehtë kjo, mund të flasin me siguri rreth prishjes midis Rusisë dhe Shqipërisë, respektivisht; njëri vendi komunist më i fortë dhe tjetri më i dobët. Kjo nuk është një grindje e re, megjithëse ajo (Shqipëria, - shën. red.) i doli ballazi kundër në Kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. As se kjo grindje është përqendruar vetëm mes Moskës dhe Tiranës. Ajo përfshin dyshimet e thella midis kinezëve dhe rusëve dhe rivalitetin e tyre të fshehtë për ndikim në botën afro-aziatike. Për më tepër, ajo është e lidhur me xhelozitë politike brenda Bashkimit të Republikave Sovjetike.
Hoxha e Tito mes Pekinit e Moskës
Kur Stalini ndërpreu marrëdhëniet me Titon në vitin 1948, ai ishte mbështetur fuqimisht nga Shqipëria, e cila kishte armiqësi me Jugosllavinë. Shqiptarët kishin frikë se Tito mund të kërkonte të kontrollonte dhe ndoshta të pushtonte tokën e tyre. Madje, që kur ndodhi shkëputja Stalin-Tito, atje ishin përhapur thashetheme të pabaza për aneksim të shqiptarëve nga Jugosllavia dhe Greqia. Pavarësisht rëndësisë strategjike të Shqipërisë, që kontrollonte ngushticat e Adriatikut, Stalini pa dobësinë e këtij shteti të vogël dhe refuzoi të firmosë me të një lloj aleance ushtarake që të siguronte vendet e tjera satelite. Por kjo ishte bërë nga Hrushovi dhe vetëm që të ngushëllojë Shqipërinë për miqësinë e re ruso-sllave. Kur Hrushovi lëvizi që të afrohej me Titon në vitin 1954, Shqipëria nisi të deklarohet se Moska, në mënyrë heretike, kishte ndryshuar dogmën komuniste.
Kina, e cila kishte tharbimin e vet me Titon, dhe provoi zhgënjimin me Rusinë për një sërë arsyesh të ndryshme, menjëherë i ofroi mbështetje Shqipërisë. Ndonëse Hrushovi dështoi në arritjen e një paqeje reale me Jugosllavinë, konflikti përçarës i saj me Shqipërinë vazhdoi. Në vitin 1960, agjentët e saj dolën të pasuksesshëm që të përmbysin pushtetin e Tiranës. Pranverën e kaluar, ai tërhoqi të gjitha nëndetëset ruse që ishin vendosur në bazën detare shqiptare të Sazanit.
Gjatë Kongresit të Partisë, Kina mbështeti mikun e tij të ashpër europian dhe forcoi rëndësinë e shteteve komuniste aziatike për të lëvizur më tej.
Kinezët janë në një garë të hapur me rusët për kontrollin e lëvizjeve komuniste në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Në këtë garë, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë. Ajo është i vetmi shtet europian me shumicë myslimane dhe që praktikisht ka lidhje me zonat islamike ku Kina dëshiron të hyjë. Për nga besimi, origjina e Enver Hoxhës është muhamedane.
Hrushov-Mao Ce Dun dhe loja ezopiane
Në gjuhën e ngatërruar komuniste ezopiane, kur Hrushovi sulmon Shqipërinë, ai realisht e ka shënjestrën te Kina dhe kur Kina sulmon Jugosllavinë, ajo realisht e ka synimin te Hrushovi, megjithëse Tito nuk është miku i vërtetë i tij. Kjo u dha kurajë armiqve të brendshëm të kryetarit, (Hrushovit, - shën. red.) të të ashtuquajturve grupi antiparti, që përfshinin njerëz të tillë si Molotovi dhe Malenkovi, që ndonjëherë përshkruheshin si stalinistë. Të tilla ndërhyrje në politikën e brendshme të rusëve nxitën ndërmarrjen e spastrimeve të tjera.
Historia e çuditshme në këtë argument është pozicioni individual i komunistëve shqiptarë. Liri Belishova, e cila ishte dënuar nga Enver Hoxha për komplotim me Shtetet e Bashkuara, Greqinë dhe Jugosllavinë, tani është mbrojtur nga mbështetësi i Hrushovit, Mikojani, i njohur si një nga mbrojtësit e miqësisë sovjeto-shqiptare.
Madje, debati magjepsës shqiptar ra edhe mbi Berlinin. Hrushovi tërhoqi nëndetëset e tij nga Sazani dhe i ktheu ato në shtëpi, me flamuj që valëviteshin, pikërisht përpara se ai të nxisë krizën gjermane.
A shpresonte ai të provokonte Perëndimin duke bërë një marrëveshje të fshehtë me Titon dhe gdhendë????????? Shqipërinë? Një lëvizje e tillë mund të shërbejë si një leksion te të tjera shtete-marionetë komuniste, duke treguar se shpëtimi i tyre varet nga miqësia ruse.
A besonte Hrushovi se Perëndimi do ta konsideronte “fitoren” shqiptare si një shenjë të mjaftueshme të prestigjit që t’i lejojë Rusisë një dorë të lirë në Berlin? A e llogariti Hrushovi se ai mund të na joshte me një marrëveshje “quid pro quo” (sa për sy e faqe) për dy hapësirat pa lidhje me njëra-tjetrën? Në qoftë se është ashtu, ai i bën llogaritë gabim, megjithëse ne, në të njëjtën kohë e nxitëm për një komplot të nëndheshëm në Shqipëri.
Kur po lexon këtë intrigë të errët dhe të ndërlikuar pafundësisht, mendimi të shkon se kjo është më larg shtrirjes dhe rëndësisë sesa një grindje e zakonshme ballkanike.
Unë përsëris se fjalët kyçe si “Shqipëria” dhe “Hoxha” në njërën anë dhe në anën tjetër “Jugosllavia” dhe “Tito”, kur përmenden respektivisht në Moskë ose Pekin, kanë kuptimin e Kinës dhe Mao Ce Dunit ose Rusisë dhe Hrushovit.
Pasqyra e vogël shqiptare reflekton një ndarje serioze mes dy monstrave komuniste dhe tregon një përpjekje prej Kinës që të shantazhojë Hrushovin, duke nxitur luftërat e brendshme për pushtet në Rusi. Dhe kur qerret e Hrushovit nxorrën jashtë Sheshit të Kuq statujën e Stalinit, ai në mënyrë të heshtur qëlloi të gjithë armiqtë e tij “stalinistë” që nga Molotovi te Enver Hoxha apo Mao Ce Duni.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 7 nëntor 1961
Titulli është redaksional. Titulli origjinal i shkrimit është “Decoding the Albanian riddle”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e së mërkurës do të lexoni
Shqipëria, pretekst për mosmarrëveshjes mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik
Vazhdojnë debatet e ashpra mes Pekinit dhe Moskës. Gazetari Maks Frankel analizon tensioned mes dy superfuqive komuniste
Si po interpretohej nga Perëndimi fjala e gjeneral Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive të mbajtur në Moskë
Ai ishte parlajmërim ajo që tha kryetari i PPSH-së për qëllimet e Hrushovit që të marrë pjesën e Gjermanisë Perëndimore?
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
11 Mars 2008