E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e dogave, deputetët miratojnë marrëveshjen me IDA-n

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese miratoi marrëveshjen e financimit me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin "Siguria e digave" në hidrocentralet e kaskadave të lumenjve Drin dhe Mat. Sipas relacionit bashkangjitur këtij projektligji, projekti zbatohet në kuadër të një programi rajonal për Evropën Juglindore (ECSSE APL 5). Objektivat e tij janë rritja e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të sistemit elektroenergjetik shqiptar, në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, si dhe rritja e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet rritjes dhe përmirësimit të eficencës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike. Projekti "Siguria e digave" ka një rëndësi parësore për sistemin elektroenergjetik dhe për Shqipërinë, nisur nga ndikimi në parandalimin e katastrofave që mund të shkaktohen nga dëmtimet në këto diga. Financimi i IDA-s do të jetë sipas kushteve dhe standardeve koncensionale, me një periudhë maturimi prej 20 vitesh, ndërsa periudha pa pagesë principali është parashikuar 10 vite.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›