E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e individit, e kërcënuar nga shteti i kapur

Dr. Sherif MUÇALLA
Individi në Shqipëri, në kuptimin e tij si qenie njerëzore, vazhdon që të jetë i kërcënuar prej keqqeverisjes së një blloku mëkatarësh të postkomunizmit, që lëviz sa tek njëra parti tek tjetra. Në të vërtetë ata, as kanë pasur ndonjëherë edhe as nuk kanë ende sot, ndonjë përfaqësim të interesave politike të një elektorati të caktuar, apo nuk kanë një interes publik për të bërë një Shqipëri të tyre. Partia e tyre ka qenë e vazhdon që të jetë,  pabesia ndaj njerëzve që i gënjejnë gjatë fushatës për tu majmur më tej me abuzimet e privilegjet e pushtetit. Partia e tyre gjatë këtyre viteve, mundet të quhet partia e dallaveres. Boshti qendror (truri e shtylla kurrizore) e partisë së dallaveres përbëhet prej mungesës së integritetit moral e shprehur kjo, që nga vjedhjet e votave nëpër kutitë e votimeve e duke vazhduar më tej, me vjedhjet e tokave e të fondeve publike. Nëse do ta shprehnim grafikisht organizmin edhe gjymtyrët e partisë dallaverja do të kishim:
1. Boshtin qendror (bllokun e mëkatarëve), ku janë liderët e dukshëm dhe të padukshëm (truri)
2. Në orbitën e parë, për rreth boshtit rrotullohen klanet krahinore e nepotike. Lidhjet e gjakut e të krushqisë së të gjitha llojeve, të shndërruara në specien e vemjeve.
3. Në orbitën e dytë, vazhdon që të rrotullohet po specia e vemjeve, por e përbërë nga miqtë e familjeve të liderëve.
Ka këtu, servilë e dallkaukë, njerëz pa integritet moral e pa integritet profesional të të gjitha moshave, e të të gjitha niveleve arsimore. Ka në këtë orbitë, që nga gjeneralët, profesorët e diplomatët pa integritet moral e profesional edhe deri tek shoferët e badigardët që bëjnë ligjin e kontrollojnë shtetin. Kjo është pjesa më agresive edhe më e dhunshme ndaj të drejtave e lirive themelore të njerëzve.
4. Në orbitën e tretë janë specialistë korrektë, që ju takon të jenë në administratën shtetërore. Por janë gjithmonë në minorancë edhe specie e rrallë, e zhveshur prej kompetencave, e frikësuar e nën trysni, pa të drejtë firme e vule. Këta nuk zgjidhin dot probleme e halle të njerëzve. Ata, vetëm presin e përcjellin njerëzit, presin e përcjellin shkresat e i mbajnë njerëzit me shpresën se nuk e ka parë shefi ende hallin tënd. Janë edhe disa orbita  ku lëvizin disa specie të tjera, të cilat shfaqen edhe zhduken sipas nevojave të liderëve në situata të veçanta.
Ku jemi ne populli?! Ne jemi të shpërndarë gjeografikisht gjithandej, në çdo pjesë të vendit dhe në të gjitha llojet e bizneseve dhe në të gjitha drejtimet e zhvillimit të jetës. Por, ne na duhet që të rropatemi e të sfilitemi, se përveç halleve tona, na duhet që të ushqejmë e pasurojmë edhe këto shtresa vemjesh që e kanë kapur shtetin tonë. Ne jemi shumë, me miliona edhe kemi shumë energji. Por, nuk po mundemi që të bashkohemi pa dallim origjine, race e ngjyre, moshe e tesere partie të paktën njëherë edhe vetëm për në një çështje. Të bashkohemi për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapsi më i egër i shekullit lukunia e vemjeve, e prodhuar prej bllokut mëkatar të postkomunizmit shqiptar, që unë po e quaj sot me emrin  partia e dallaveres. Ata, ia hipën kalit të politikës, duke vënë një maskë antikomuniste në atë fund pazari të diktaturës. Ky bllok mëkatarësh, i dirigjuar prej nepotikëve me tesera të shumta partish, ka kapur gjatë këtyre viteve çdo drejtim të shtetit shqiptar. Blloku i mëkatarëve, ka vazhduar që ti shëtisë partitë e të gjitha llojeve, parti me tre veta e parti fantazma, parti të mëdha e parti të vogla, parti të opozitës apo parti të pozitës, duke ju ngjitur si vemje e duke e privatizuar administratën publike. Tashmë vemjet e këtij lloji nuk ka solucion e stuhi që ti largojë e ti shkulë nga administrata publike. Gjithashtu, blloku i mëkatarëve vazhdon vetlëvdatat deri në cinizëm, për meritën e tij të shquar të shembjes së komunizmit, kur në fakt shumë prej tyre kanë qenë mëkatarët tanë edhe në diktaturë. Nepotikët shtet kapës, nuk po na ndahen mandat pas mandati e parti pas partie, sikur Shqipëria të jetë, vetëm një parcelë e tokës së tyre. Sot ata, po vazhdojnë të na kërcënojnë se do të jenë të veshur me ombrellën e imunitetit të politikës, sa do të rrojnë mbi dhe. Duke i vëzhguar veprimet edhe pohimet e bollëkut mëkatarë, mendja të shkon tek reagimet e përkrahësve të kriminelëve të konflikteve të armatosura të Ballkanit, në momentin e arrestimit të tyre, që tashmë kanë përfunduar në gjykatën e Hagës e në gjykatat serioze të vendeve të tyre.
Disa prej përkrahësve e militantëve të verbër të këtyre kriminelëve u përleshën e   gjakosën me punonjësit e sigurisë, por vullneti e serioziteti i qeverive dhe popujve t렠 Serbisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë edhe Kosovës shkoi në vend. Kriminelët e konflikteve të armatosura, ishin ose jo lider partish, por mëkatarë e nxitës të urrejtjes ndërmjet komuniteteve, u arrestuan e u dërguan në gjyq. Kjo është e vërteta e vendeve të tjera të rajonit tonë. Ndërsa blloku i mëkatarëve tanë, vazhdon të thotë ..nuk dimë gjë, e skemi pa gjë, apo se është një çështje e kaluar e i përket historisë.. Pra mëkatarët tanë, të strukur në guaskën e imunitetit e bën rrugë papërgjegjshmërinë. Kështu, Karaxhiçi ishte krimineli i radhës së konflikteve ballkanike që u arrestua në Beograd edhe u nis drejt Hagës dhe të tjerë kriminelë po kërkohen. Ndërsa papërgjegjshmëria ndaj krimeve kundër individit e pronës në Shqipëri e kryesuar prej këtij blloku mëkatarësh me imunitet, po e tejkalon imagjinatën e çdo qytetari të përgjegjshëm të këtij vendi. Njëkohësisht, kjo papërgjegjshmëri është e pakonceptushme për çdo qytetar normal të vendeve të demokracive të zhvilluara, vendeve anëtare ose jo të NATOS-s,vende anëtare ose jo të BE. Blloku i mëkatarëve, si truri i organizmit të lukunisë së vemjeve shqiptare të postkomunizmit kapës të shtetit, përbën rrezik për çdo individ e komunitet, pavarësisht se jemi anëtarë të NATOS sot, apo do të jemi anëtarë të BE nesër. E thënë ndryshe, kriminelët e konflikteve të armatosura edhe   mëkatarët e gjithëfarëlloji në Shqipërinë postkomuniste, nuk e kanë ndier nevojën as të fshehjes së emrit edhe as të ndryshimit të vendndodhjes si Karaxhiç, sepse guaska e imunitetit e ndërtuar vjedhurazi me materialin  shtetëror, i ka siguruar atyre jo vetëm humbjen e çdo ndjeshmërie njerëzore ndaj viktimave, por i ka bërë edhe që të mos i kapë më, as ligji edhe as turpi. Të padurueshme, të dhunshme, cinike, stresuese dhe të pamoralshme janë ulërimat edhe klithmat e tyre nëpër TV, kur fillojnë e numërojnë sukseset e kontributin e bllokut të tyre, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në NATO e në BE. Cinike edhe e padurueshme, është heshtja e pandjeshmëria e bllokut mëkatar ndaj  sikleteve dhe vuajtjeve të qenieve njerëzore të këtij vendi ballkanik. Hera herës, dhimbja që ju shkaktojnë të tjerëve (qenieve njerëzore të këtij vendi) pasi ia hipin Kalit të Pushtetit ju jep kënaqësinë e agresorit ndaj viktimës. Nuk lënë pjesë të të drejtave e lirive të individit pa i dhunuar dhe pa i prekur. Dhunojnë, cilindo që vemjet rreth tyre i etiketojnë rebelë e të rrezikshëm. Në veçanti, dhunojnë e përndjekin ata, që nuk duan të vazhdojnë më rrugën e mëkatimit me ta. (I ngrijnë e i dengrijonjë, duke përdorur shtetin e kapur prej tyre.) Lozin me imunitetin edhe çirren për meritat e tyre, se kanë X vjet në politikë dhe Y vite ministra e kryeministra. Thonë, se do të vdesin kryetarë partish e parlamentarë, pavarësisht se kanë përgjegjësinë e gjithanshme për më shumë se 5000 viktimat e konflikteve të ndodhura në 1997 e 1998, për Gërdecin 15/3/2008 e për shumë tragjedi të tjera shqiptare. Për  tragjeditë, ja hedhin fajin gjithmonë atyre të mëparshmëve, ose kokave të turkut, ose ia hedhin fajin individëve pa imunitet. Ata, nuk i kap më as turpi, as ligji, sepse ka ca kohë që pasuria e vënë në rrugë kriminale dhe etja për pushtet, u a ka ngordhur nervin e ndjeshmërisë e të dhimbjes njerëzore. Mëkatarëve, ju dhëmb vetëm vetvetja edhe askush tjetër. Kësisoj, blloku i mëkatarëve me imunitet ka vazhduar që të sajojë në emër të shtetit, të cilin e ka privatizuar gjatë këtyre viteve, ç

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›