E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, 3.2 milionë lekë të ardhura

 

Tregu i sigurimeve vazhdon të jetë i orientuar drejt sigurimit të Jo-Jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga AMF-ë, gjatë pesë muajve të parë të vitit numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 298.816, duke shënuar një rritje prej rreth 31% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009-ën u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 3.288 milionë lekë, shifër kjo 25% më e lartë se ajo e të njëjtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54% të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›