E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurisht...



Në klasë mësuesja iu thotë nxënësve që të formulojnë secili nga një fjali duke përdorur brenda saj fjalën “sigurisht”. I pari ngrihet dhe flet Miri:
-Babi im mban një veturë të tipit Mercedes Benz, kurse mami një BMW. Sigurisht, kjo do të thotë se ata të dy kanë shumë para.
Lona:
-Unë i kam të gjitha notat dhjeta, sigurisht që mësoj shumë.
Beni:
Në mëngjes, gjyshja del nga shtëpia dhe në njërën dorë mban “New York Times”, në dorën tjetër “Washington Post”. Më pas ajo shkon nga mbrapa shtëpisë... Sigurisht që gjyshja nuk di të lexojë anglisht, por shkon aty që të kryejë nevojat.

19 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›