Teatri “Inszene” shkon në Kosovë
Intervistë/ Flet drejtori i teatrit, Friederike Wilckens-von Hein
“Filozofia e trupës së aktorëve është përdorimi i teatrit si forum për të marrë impulse për ndryshime shoqërore.” Friederike Wilckens-von Hein, drejtor i Teatrit “Inszene” afër Këlnit flet mbi teatrin e veçantë në intervistën që vijon.
Çfarë të veçante ka Teatri - forum?
E veçanta është se publiku mund të ndikojë tek ajo çka zhvillohet në skenë. Kjo do të thotë se ne i heqim pengesat që ndodhen midis publikut dhe skenës, distancë që ekziston në teatrin normal. Zakonisht ndodh që njerëzit të shkojnë në teatër dhe të ndjekin një pjese teatrale, pastaj shkojnë në shtëpi dhe thonë “sa i bukur ishte teatri” ose “nuk më pëlqeu shumë”. Tek ne publiku është pjesë e teatrit, publiku madje duhet ta bëjë ketë, sepse neve na duhet publiku. Ne sjellim me vete një pjesë teatrale që tregon për një situatë që shkakton pakënaqësi, që tregon një konflikt shoqëror. Për ne është e rëndësishme që publiku të lidhet me këtë konflikt, që ta njohë situatën. Ne e pyesim publikun “si do të vepronit ju në këtë situatë?” ose “çfarë do të donit ju të ndryshonit? Dhe ne i japim mundësinë publikut që të marrë fjalën, që të tregojë çfarë ka përjetuar, çfarë do të donte të ndryshonte ose çfarë ka ndryshuar tashmë. Ne e marrim publikun në skenë, për të treguar si do të vepronte ai vetë.
Kjo do të thotë se pjesa teatrale zhvillohet në skenë, ajo nuk njihet përpara lojës?
Jo, edhe sikur dy vjet me radhë ne të luanim të njëjtën pjesë, gjithnjë ndodh që në skenë të vijnë propozime të reja, për të cilat ne nuk kemi menduar më parë. Aktorët tanë duhet të vazhdojnë megjithatë të luajnë, pra duhet të jenë shumë të mirë në improvizim, ata duhet të futen në temë dhe të reagojnë me atë çka vjen nga publiku.
Publiku luan bashkë me aktorët?
Tani del pyetja çfarë quhet lojë. Publiku është autentik, sepse ai dalin vetë në skenë dhe krijon situatën, pra njerëzit nga publiku luajnë në pjesën teatrale duke qenë ata vetë, ata mbesin në pozicioni e tyre, me qëndrimin e tyre dhe dëshirat që kanë.
Kur të shkoni në Kosovë, në fund të korrikut me kë trupë do të punoni?
Ne do të punojmë së bashku me një teatër fëmijësh socialo - kulturor, që drejtohet nga Jeton Neziraj. Së bashku me ansamblin do tëpunojmë një pjesë teatrale.
Cilat janë temat me të cilat do të punoni?
Temën nuk e dimë ende, sepse ne i zgjedhim temat në vend. Në pjesë tonë teatrale do të marrin pjesë të rinj nga zona, nuk e di ende as vendin e shfaqjes, as temën. Këto do të na duhet t`i gjejmë në Kosovë.
Domethënë ju nuk e dini temën ende?
Nuk kam si ta di sepse unë nuk jetoj atje. Interesante për Teatrin Forum është që temat të jenë tema që shqetësojnë njërezit, për të cilat njerëzit mendojnë se duhet të bëjnë patjetër diçka. Dhe këto unë nuk mund t`i vendos që këtu, pa shkuar ende në Kosovë.
A mund të sjellë teatri ndryshime për njerëzit?
Besoj se ndryshimet mund të jenë edhe të vogla. Duke dhënë në skenë një fokusim tjetër të problemeve mendoj se ne mund të ndryshojmë diçka, dhe këtë ne e bëjmë më këtë teatër. Kjo shkakton tek njerëzit që e ndjekin skenën diçka, që i bën ata të mendohen, të flasin. Pas teatrove tona njerëzit diskutojnë, nuk ikin menjëherë. Ata i marrin temat me vete në familje ose në shkolla,etj.
(D.W)
19 Qershor 2008