E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurohet vetëm 10 për qind e fondit

Qeveria ka mundur të sigurojë vetëm 10 për qind të fondit për ndërtimin e 1500 km rrugë rurale. 

“Aktualisht kemi siguruar 15 milionë dollarë nga OPEC, që është pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje kredie”, tha dje drejtoresha e financimeve të huaja në Ministrinë e Financave, Arjana Xhafa. Veç kredisë së OPEC-ut, qeveria ka mundur të sigurojë edhe një kredi prej 20 milionë dollarësh nga Banka Botërore. Për të realizuar projektin e ndërtimit të 1500 km rrugëve rurale, qeverisë i duhet të sigurojë 400 milionë dollarë, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përmirësimi i rrugëve rurale dhe ndërtimi i rrugëve të reja është një ndër prioritetet e qeverisë Berisha. Por, pavarësisht kësaj, shumë prej projekteve infrastrukturore nuk kanë mundur të përfundohen në kohën e duhur. Një ndër problemet më thelbësore të vonesave në përfundimin në kohë të rrugëve të reja janë shpronësimet. Shumë prej banorëve, banesat e të cilave preken nga këto projekte, nuk e kanë të regjistruar me dokumente të rregullta pronën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›