Sillet në pranga nga SHBA-ja Eduard Alo, i dënuari për vrasje
Gjykata e Kolonjës kishte dhënë 10 vjet burg për vrasjen në ’99-n të Festim Saliut. Alo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 2 mars 2006
Tiranë - Kërkohej për një vrasje të kryer 9 vjet më parë, u ekstradua dje nga SHBA-ja. Zyrës së Interpol Tiranës i është dorëzuar dje në Aeroportin e Rinasit, nga autoritetet amerikane, shtetasi Eduard Alo i kërkuar nga organet e Drejtësisë shqiptare për vrasje. Gjykata e Kolonjës e kishte dënuar këtë shtetas me dhjetë vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”.
Ekstradimi
Burimet zyrtare nga policia e shtetit thanë për gazetën “Albania” se si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë midis ICE (Immigration and Customs Enforcement), Zyrës Rajonale të Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ditën e djeshme është bërë i mundur një fluturim charter, i cili solli në Shqipëri disa shtetas shqiptarë të deportuar, midis të cilëve edhe Eduard Alon, i kërkuar nga organet e drejtësisë shqiptare për veprën penale të vrasjes. Sipas policisë, Gjykata e Kolonjës, në datën 14 shtator 2000, e ka dënuar 36-vjeçarin Eduard Alo, nga Kolonja, me 10 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale “vrasje me dashje”.
Ngjarja
Alo ka qenë pronar i një lokali në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Me datën 26 maj 1999, 36-vjeçari (27 vjeç atëherë) ka pasur një grindje në lokalin e tij me një klient të quajtur Festim Saliu. Kjo grindje ka përfunduar me goditje me grushte dhe thyerjen e disa gotave, ndërsa janë ndarë nga persona të tjerë që ndodheshin në lokal. Festim Saliu donte të paguante dëmin e shkaktuar, por Eduardi nuk e ka lejuar dhe e ka nxjerrë nga lokali. I revoltuar, Festim Saliu sapo doli nga lokali goditi me gurë një automjet që ndodhej jashtë, si dhe qëlloi me gurë edhe në drejtim të lokalit. Në këto momente, Alo doli menjëherë nga lokali dhe me mjete të forta, (me dru), e goditi në kokë duke i shkaktuar vdekjen Saliut. Eduard Alo ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana që nga data 2 mars 2006.
5 Dhjetor 2008