E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva huazohet në Sao Paulo

Hamburg e ka huazuar mbrojtësin brazilian Alex Silva në Sao Paulo deri në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi gjerman po ashtu ka bërë të ditur të dielën se ka huazuar edhe mesfushorin Michael Tavares te rivali nga Bundesliga, Nuremberg për pjesën e mbetur të sezonit.

Hamburg nuk ka dhënë detaje financiare për asnjërën nga marrëveshjet. Trajneri Bruno Labbadia ka thënë se “është me rëndësi për të dy futbollistët që të luajnë në vazhdimësi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›