E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simonçeli përcillet për në banesën e fundit

Mes dhimbjes dhe lotëve mijëra njerëz kanë bërë homazhet e fundit përpara arkivolit të Marko Simonçelit, pilotit 24-vjeçar që humbi jetën të dielën e shkuar. Me mijëra ishin njerëzit që kishin udhëtuar nga çdo cep i Italisë për të nderuar idhullin e tyre. Mes emrave të njohur nuk mungonin pilotët-miq të tij si Rosi, apo edhe “armiqtë” e pistave si Horge Lorenco apo Andrea Doviciozo. Edhe këngëtari Vasko Rosi ka qenë pjesë e kortezhit që ka përcjellë për në banesën e fundit Marko Simonçelin. Ndërkohë, skuderia Honda Gresini ka bërë të ditur se do të tërheqë nga garat e mbetura të këtij sezoni motorin me numër 58-të të tij, i cili ishte vendosur edhe në dhomën e homazheve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›