E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008



Sot doli ne qarkullim libri “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008”, i autorit Afrim Krasniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimeve Politike.

Ky është libri i parë mbi këtë tematike në Shqipëri. Libri përmbledh të gjitha sistemet politike, nëpër të cilat është zhvilluar jeta politike në Shqipëri, analizon

kushtetutat, faktorët përcaktues në vendosjen apo në ndryshimin e sistemit, tiparet e institucioneve dhe pushteteve kryesore në sistem, rolin e aktorëve politike, të faktorit të jashtëm, të komuniteteve fetare, të shoqërisë civile, të medias dhe të organeve administrative në vend. I hartuar për një auditor të përzgjedhur dhe profesional, libri u drejtohet kryesisht studiuesve të studimeve politike, politologëve, historianëve të angazhuar në sferën e studimeve politike, studentëve të shkencave politike e juridike në universitete, ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, vetë politikanëve aktivë, si dhe vetë medias, gazetarëve dhe analistëve të problematikës së sistemit politik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›