E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet Kosova nga dokumentet arkivore osmane



Sot në Prishtinë mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Kosova dhe Perandoria osmane në dokumentet arkivore osmane”. Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Jusuf Osmani, tha se në simpozium do të prezantohen dokumente të reja arkivore përmes të cilave synohet të zbardhen ngjarje të rëndësishme historike. Në këtë simpozium do të mblidhen ekspertë të arkivistikës dhe shkencëtarë, të cilët pritet të shpalosin fakte të reja rreth ngjarjeve të rëndësishme historike të periudhës së perandorisë osmane. Osmani shtoi se në simpozium do të prezantohen për herë të parë dokumente të ndryshme arkivore për Kosovën gjatë shekujve të perandorisë osmane. Në simpozium do të paraqiten me kumtesat e tyre 68 ekspertë nga vende të rajonit dhe nga Turqia. Po ashtu do të organizohet edhe një ekspozitë që sipas Osmanit është mundësi për prezantim shtesë të materialeve arkivore. Simpoziumi mbahet me 14 dhe 15 prill në Prishtinë dhe organizohet nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Turqisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›