E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi i ngrohjes në shkolla, jashtë funksionit prej vitesh

Mungesa e sistemit ngrohës, është një shkak tjetër që e bën të pamundur zhvillimin normal të procesit edukativ në shkollat e sistemit bazë dhe atë parauniversitar në kryeqytet. Në shumë shkolla të Tiranës ky sistem nuk funksionon prej kohësh. Drejtoresha e gjimnazit publik "A. Z. Çajupi", bëri të ditur se sistemi i ngrohjes në këtë shkollë nuk funksionon prej kohësh, vetëm radiatori në vitet e para ka funksionuar në disa raste, kurse vitet e tjera janë plotësisht pa sistem ngrohje, gjë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në mbarëvajtjen e një procesi edukativ normal. Ulja e nivelit mësimor dhe nivelit të nxënies, përveç se tek numrit i nxënësve në klasë, varet edhe nga kushtet klimatike që krijohen. Gjatë stinës së dimrit, pa ndezjen e kaldajave, qëndrimi për disa orë në klasë bëhet i pamundur jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësuesit. Gati në të gjithë gjimnazet e kryeqytetit sistemi i ngrohjes nuk funksionon, jo vetëm nga mungesa e karburanti, por edhe ngaqë ai është amortizuar totalisht. Më problematike paraqitet gjendja në ciklin fillor, për vetë faktin se mosha e kësaj kategorie nuk mund ta përballojë aspak të ftohtin në klasë. Ata janë të detyruar të vishen trashë me e shall nga kërcënimi i dimrit, dhe pse çdo vit miratohet një fond i veçantë për sistemin e ngrohjes në shkolla. Në këtë fond, janë përcaktuar qartë dhe saktë shpenzime materiale për pajisjet, ndërtimin ose rikonstruksionin e tyre, shpenzime transporti dhe karburanti që do të konsumohet. Megjithatë, gjatë orëve të mësimit, nxënësit as nuk mund të qëndrojnë në klasë, as nuk munden të shkruajnë, sepse u ngrinë duart nga të ftohtit. Ndërkaq, duke qenë se gjatë dimrit temperaturat shkojnë nën 0, problemi i mungesë së sistemit ngrohës në shkolla, është ngritur nga prindërit e fëmijët si domosdoshmëri emergjente, sidomos në ciklin fillorë. Arsyeja e mungesës së ngrohjes, sidomos në shkollat e mesme, qëndron herë tek mungesa e kaldajave dhe herë tek mungesa e karburantit për funksionimin e këtyre kaldajave. Në këtë shkolla mungojnë edhe punonjësit e mirëmbajtje për të eliminuar defektet teknike të kaldajave. Këto janë arsye të mjaftueshme që ngrohja të mos funksionojë rregullisht në këto shkolla. Kjo situatë po pranohet në heshtje nga instancat shtetërore dhe siç duket, as në të ardhmen nuk ka gjasa bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës për ta përmirësuar situatën. Meqenëse fëmijët që kanë të ftohtë nuk përqendrohen në mësim, prindërit e fëmijëve të ciklit fillorë në kryeqytet, jo rrallë herë kanë kontribuar vetë me mundësitë e tyre për të ndërtuar një sistem ngrohje në klasë. Megjithatë, mungesa e sistemit ngrohës më shumë vihet re në shkollat e ndërtuara kohë më parë dhe në shkollat e sistemit parauniversitar, sepse si fillim, fondet e pamjaftueshme për ti mbuluar të gjitha shkollat, janë akorduar të vihen në dispozicion të fëmijëve më të vegjël, ngaqë ata janë më të rrezikuar nga të ftohti. Ndërkaq, sistemi i ngrohjes në shkollat e mesme, tani për tani konsiderohet thjeshtë një luks dhe jo si diçka vendimtare për procesin edukativ.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›