Sistemi i ri, PDR shkrihet në PD
Ndryshimi i sistemit zgjedhor ka dhënë efektet e para brenda koalicionit të djathtë. Partia Demokrate e Re, e cila u formua pas largimit të disa prej zyrtarëve të PD-së në kongresin e jashtëzakonshme të vitit 1999, pritet të shkrihet sërish në Partinë Demokratike. Zyrtarët e lartë të PDR-së, Tritan Shehu e Genc Pollo kanë konfirmuar këtë proces, ndërkohë që kjo është pritur mirë edhe nga Partia Demokratike. Në zgjedhjet e ardhshme PD-ja synon të mos ketë asnjë rrjedhje votash dhe pjesë e kësaj është edhe shkrirja me PDR-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër në të ardhmen.